Derisa po shijon suksesin e saj në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi ka gjetur kohë për pakëz relaks.

Këngëtarja e famshme nga Kosova ka publikuar disa fotografi nga pushimet e saj.


Ajo ka pozuar me bikini duke vënë në pah figurën e saj trupore.

“Ky vet është aq magjik, duket si një ballinë Windowsi”, ka shkruar Era në përshkrim.

Në bazë të lokacionit të publikuar në Instagram, këngëtarja ndodhet në Egjipt.

era 5 Era Istrefi (Foto: Instagram/EraIstrefi)

Theksojmë që Era është duke bërë një ngritje të madhe në karrierën e saj muzikore në skenën ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vere, ajo interpretoi himnin e Kampionatit Botëror, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith, “Live It Up”.

Ndërkaq, gjithçka kulmoi me performancën e saj para finales së turneut më të madh botëror në Rusi. /Telegrafi/