Aty nga vitet ’70, historia me gjelat e detit ishte një epope që mund ta quaj edhe epopeja e gjelave të detit. Sepse, më pas, dhjetëvjeçarin tjetër, nisën shenjat e urisë që përfunduan në dyqanet bosh. Kishte lekë, por nuk kishte mall, mall, kurse sot ka mall, por nuk ka lekë. Nejse.
Dhjetori ishte muaji i Gjelave të Detit. Një teatër i madh që simbolizon një mesazh universal të vlefshëm edhe sot. Ata që donin ndonjë vend pune, ndonjë pasaportizim, ndonjë vend në shkollë e kishin rritur bakshishin në formë gjeli prej disa muajsh. Kurse, të tjerët e blinin.
Gjyshet e shtëpive të Tiranës kujdeseshin që viktimën e ardhshme ta ushqenin sa më mirë. Blihej misër kastile që ai të ushqehej fort, sidomos muajin e fundit të jetës të tij. As vetë gjeli i detit nuk e kuptonte se përse e ushqenin aq mirë, athua se ishte ndonjë nëpunës parazit, militant partie, nga këta që kanë rroga nga buxheti i shtetit.
Por, misri nuk mjaftonte. Duheshin doza të forta kalorish që ai ta ruante dhjamin e verdhë që e shihnin te gusha e tij në pjatë, dhe mundësisht ta shtonte gjithandej. Për këtë përgatiteshin “bombat” me kalori. Ushqehej me ca si sfera të përbëra me bukë të njomur me ujë, të lyer me vaj dhe me mbeturina të tjera ushqimesh. Ishin si në formë qoftesh prej brumi që i zhyteshin Gjelit të Detit drejt e në fyt. Ai mësohej t’i gëlltiste pasi dorëzohej i mbajtur prej këmbëve të atij që e ushqente. Ushqehej me detyrim, ndofta pa shije për të, por e shëndoshnin për aktin e fundit.
Pasi mbushte barkun me ushqim, Gjeli i Detit i shkretë duhej ta treste. Rrinte në një cep të oborrit a të ballkonit dhe frynte puplat, qafën e fuste midis tyre dhe nga gurmazi nxirrte një “gufff…”. Ndofta prandaj kjo quhej angërdufje e Gjelit të Detit.
Kishte arritur kulmin e lavdisë, sipas mendësisë të tij. E kishin ushqyer, e shihnin me lakmi, e mbanin në qoshe të vendit, emri i tij lakohej nga të gjithë anëtarët e familjes dhe nga miqtë e komshinjtë.
Si e bletë Gjelin e Detit? Ku e bletë Gjelin e Detit? Si ju ka dalë Gjeli i Detit? Ku do ta piqni Gjelin e Detit?
Bëheshin edhe filma dhe dokumentarë artistikë për të. Në fakt ushqimi i Gjelave të Detit kishte edhe anën e tij të errët. “Katunarët” që i shisnin te Pazari i Ri apo në qoshe pallatesh, i ushqenin minutat e fundit para sesa t’i sillnin në qytet me kokrra misri. Kishte nga ata që i fusnin edhe dy kile misër në bark. Gjeli i Detit peshonte më shumë, dhe pra shisnin kokrra misri me çmimin e mishit të Gjelit.
Pse, kujtoni që sot u shpik kontrabanda e mallrave! Ahuuu… sa dimë ne!
Gjeli dukej i vogël, të rrente pamja, por kur vihej në peshore, koqja e kandarit anonte fort nga Gjeli. “E, mos ki merak”, thoshte “katunari”, “peshon i çik shumë, por kjo vjen se e ka mishin e rond.”
Nuk kuptohej se çfarë donte të thoshte kjo, por brenda kishte mashtrim. Vetëm ustallarët e dinin si ta kuptonin sepse e kontrollin Gjeli e Detit në fyt, ku ai i nxirrte disa nga kokrrat e misrit si formë ripërtypjeje.
“E paske ushqy me misër zotrote, por nuk ma hedh dot mu!”
Javën e fundit Gjeli i Detit hynte edhe në marrëdhënie simbolike me botën sociale.
Ana më simpatike ishte kur duke ecur në rrugë për qejfin tënd nisje dhe fishkëlleje, fiuuu… dhe Gjelat e Detit afër teje, pas avllive, nisnin këndonin : gllugllugllu… Kënga e tyre rimerrej nga ata që ishin më tutje dhe pas pak i gjithë qyteti shkundej i tëri nga gllugllugllu-të masive. Komunikim masiv.
Si sot kur dikush bën një shkrim dhe në ueb, dhjetëra anonimë nisin të këndojnë pas fiut me gllugllugllu-të e tyre, si dikur Gjelat e Detit pas avllive.
Instinkti i vjetër mijëravjeçar nga Gjelat e Detit, vjen te njerëzit. Nuk dihet se përse quhet i detit ai Gjel. Nuk e di nëse dinte not, nëse kishte ndonjë lidhje me gaforret, ngjalat, molusqet, breshkat e ujit, kandilët e detit, akrepat e ujit, në përgjithësi me frutat e detit.
Gjelat e Detit anonimë i vinin edhe të ziheshin me njeri-tjetrin. Çfarë betejash qesharake. E shtynin njeri-tjetrin me bark, e çuksinin me sqepat e tyre dhe fitimtari angerdufej si shef, si kryetar partie, si kryetar grupi parlamentar, lëkundte lafshën e tij nën gushë gjithë dhjamë dhe në ngjyrë të kuqe duke parë me frikë çunat rretherrotull që bërtisnin: urraaa… fituam!
Pastaj vinte dita e 31 dhjetorit. Furri te fundi i rrugës gëlonte nga mileti. Brenda zgavrës të furrit qindra Gjela Detit të pjekur që shkriheshin nën dhjamin e tyre. Dhjami i vënë në mënyrë parazite ikte brenda disa minutave, ja brenda një ore. Gjithë problemi ishte se mos tavaxhiu ta ndërronte Gjelin e Detit gjatë pjekjes. Vazhdimi dihet.
Duke dashur të evitojmë skena të dhunshme në postim, besoj se lexuesi i nderuar e kupton se çfarë ndodhte më pas. Pjesa e trishtët përfundonte të nesërmen në mëngjes kur me mide të prishur nga ushqimi i tepërt i darkës duhej të mblidhje mbeturinat e tavolinës dhe t’i hidhje ashtu të ftohura, të ngrira, pa jetë në plehra.
Dhe për ca kohë kishe neveri të shihje Gjel Deti!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Bokaçio në skenë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Fjalë të urta popullore: Rrallë vritet burri që ka shumë armiq!
Tregimi më i madh në histori!?
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025