Enzo Maresca ka ndarë mendjen për shitjen e lojtarit i cili iu kushtoi 39 milionë euro

Chelsea ka vendosur që ta vendos në shitje një lojtar të ekipit të parë para hapjes së afatit kalimtar të janarit. ‘Blutë e Londrës’ kanë pasur një afat kalimtar veror të ngarkuar sa i përket blerjeve dhe largimeve, ani pse fokusi i tyre kryesor ka qenë për shkurtimin e skuadrës që në ndeshjen hapëse të Ligës Premier pati 43 lojtarë. Trajneri Enzo Maresca me sukses e ka përmbushur këtë detyrë në atë që ishte misioni i tij më i vështirë si trajner i Chelseat, ani pse disa lojtarë të padëshiruar si Ben Chilwell kanë ende kontratë me klubin. Maresca ka arritur që Chelsean ta udhëheqë drejt vendit të dytë në elitën e futbollit anglez, teksa ata janë vetëm dy pikë mbrapa liderit Liverpoolit pasi kanë luajtur një ndeshje më shumë.
Si rezultat, janari nuk pritet që të jetë i ngarkuar në ‘Stamford Bridge’ në krahasim me afatet e kaluara, ani pse disa lojtarë mund të largohen nga klubi. Sipas mediumit spanjoll Relevo, Chelsea e ka vendosur në shitje qendërmbrojtësin Axel Disasi.






















































