LAJMI I FUNDIT:

Enver Hoxhaj merr mbështetje nga veteranët e UÇK-së në Has

Enver Hoxhaj merr mbështetje nga veteranët e UÇK-së në Has

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Has, ku ka vlerësuar rolin dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Hoxhaj shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e veteranëve dhe theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj vlerave të luftës dhe shtetndërtimit.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me veteranët e UÇK-së në Has, të cilët gjithmonë kanë qenë shtylla e dinjitetit tonë kombëtar. Mirënjohës për mikpritjen dhe diskutimin e hapur me kryetarin e Shoqatës, Xhevdet Thaçi, si dhe me kryetarët e degëve të PDK-së, Adem Morina dhe Hysni Muhadri,” ka shkruar Hoxhaj në një postim në rrjetet sociale.


Takimi në Has është pjesë e aktiviteteve të fushatës së Hoxhajt, i cili mban numrin 4 në listën e PDK-së, ndërsa partia garon me numrin 131 në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Abdixhiku: Po shihet qartë kush janë bllokuesit e seancës konstituive, kishte kuorum dhe kushte për votim të raportit

Abdixhiku: Po shihet qartë kush janë bllokuesit e seancës konstituive, kishte kuorum dhe kushte për votim të raportit

Lajme
Kasami: Do të kërkojmë nga Kryeministri rishqyrtimin e marrëveshjes me koalicionin VLEN

Kasami: Do të kërkojmë nga Kryeministri rishqyrtimin e marrëveshjes me koalicionin VLEN

Politikë
Haxhiu: Ka tendenca të qarta nga opozita për bllokim të konstituimit të Kuvendit

Haxhiu: Ka tendenca të qarta nga opozita për bllokim të konstituimit të Kuvendit

Lajme
Krasniqi tregon

Krasniqi tregon "skenarin e LVV-së": Partia fituese nga zgjedhjet e shkurtit uzurpoi të drejtën Kushtetuese të deputetëve

Lajme
Abdixhiku: LDK nuk e voton raportin për verifikimin e mandatit të deputetit

Abdixhiku: LDK nuk e voton raportin për verifikimin e mandatit të deputetit

Lajme
Kalo në kategori