LAJMI I FUNDIT:

Eno Popi largohet përfundimisht nga Wake Up

Eno Popi largohet përfundimisht nga Wake Up

Eno Popi ka konfirmuar largimin nga emisioni i mëngjesit ‘Wake up’, të cilin e drejtonte prej 10 vitesh,

Me anë të një fotoje ku shihet me të gjithë stafin ai ika falënderuar të gjithë për ndihmën dhe mbështetjen që kanë dhënë.


“Ekipi më i mirë. Të gjithë e bënë “Wake Up në Top Channel”, programin më të mrië të mëngjesit. Ju dua. Krenarë për ju,”- shkruan Eno krahas fotos.

Largimin e tij nga emisioni e konfirmoi edhe moderatorja Oriela Nebiaj, në një intervistë të fundit.

“Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision”, tha Oriela. /albeu/