LAJMI I FUNDIT:

Engel pret ndëshkimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, Tillerson kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Engel pret ndëshkimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, Tillerson kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Si përgjigje ndaj pyetjeve të kongresistit Eliot L. Engel, të cilat janë bërë për sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, dhe zëvendëssekretarin për Çështje të Shtetit, John Sullivan, Departamenti i Shtetit ka shprehur besimin se “ata që janë fajtorë për lëvizjen e trupave të civilëve shqiptarë nga Kosova në varreza masive klandestine në Serbi për të fshehur provat e masakrave të mëparshme, duhet të sillen para drejtësisë.”

Departamenti ka sjell raportin nga Qendra për të Drejtën Humanitare në vëmendjen e Prokurorit të sapozgjedhur të Serbisë për krimet e luftës.

Engel ka shprehur shqetësimin për mungesën e drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Qeveria e Serbisë gjatë dhe pas luftës së Kosovës.


“Presidenti serb Vuçiq dhe Daçiq u kanë premtuar zyrtarëve të lartë amerikanë për shumë vite që ata do të sillnin para drejtësisë autorët e këtij krimi dhe krimin e djegies së ambasadës tonë në vitin 2008. Ata të dy po ashtu më premtuan edhe mua”, tha ai.

Engel po ashtu ka theksuar se vrasja masive e njëmijë civilëve është krim kundër njerëzimit, por kryerësit e veprës kanë mbetur të padënuar.

“Provat konfirmuar se vendimi për të fshehur provat e krimeve të kryera ishte planifikuar qysh në mars të vitit 1999, në nivelin më të lartë të qeverisë, dhe tregoi se anëtarët e dy departamenteve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (Departamenti i Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe Departamentet e Ushtrisë Jugosllave përgjegjëse për “pastrimin e terrenit” ishin të përfshirë në të. Ka kaluar një kohë e gjatë për Beogradin që të përballet me faktet dhe t’i sjellë njerëzit në drejtësi – duke përfshirë zyrtarët e saj të lartë, të cilët qëndrojnë prapa këtyre krimeve”, është shprehur Engel.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësimin e thellë me mungesën e drejtësisë për vrasjet dhe krimet e kryera nga Qeveria e Serbisë

Ndërsa, sekretari i Shtetit, Rex W. Tillerson, ka ndarë mendimin me kongresistin Engel lidhur me mungesën e progresit në rastin Bytyqi dhe djegien e Ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008.Ai ndër tjerash ka thënë se Serbia ka emëruar prokurorin e ri special për krime lufte, një pozitë kjo që kishte mbetur vakante për vite, dhe tash SHBA kanë bërë thirrje që rasti i vëllezërve Bytyqi të jetë prioritet i saj.

“Ne shpresojmë se ky emërim do të shërbejë në përparim të hetimeve mbi përgjegjësit për vrasjen në rasti Bytyqi”, ka thënë Tillerson.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori