Ju keni një marrëdhënie të shëndetshme, betoheni se e dashuroni partnerin/en tuaj, por kur flini gjumë, nuk mund t’i evitoni ëndrrat ku duket se tradhtoni njeriun e zemrës
Për fat të mirë, ëndrrat seksuale dhe që përfshijnë tradhtinë rrallë kanë të bëjnë me faktin se ju s’jeni i kënaqur apo nuk e doni mjaftueshëm njeriun që keni në krah.
Sipas psikologes klinike, Nancy Irwin, “zakonisht ato përfaqësojnë diçka tjetër”.
Njihuni me shtatë ëndrrat më të zakonshme të tradhtisë dhe çfarë fshihet pas secilit “mister”:
1. Ëndrrat ku jeni duke tradhtuar partnerin/en
Këto lloj ëndrrash, ku ju jeni “tradhtari”, shpesh sinjalizojnë se keni ndjenja faji dhe vetë-tradhtie ose se keni kompromentuar besimet dhe integritetin tuaj. Të gjitha këto, nuk ka pse të lidhen domosdoshmërisht me jetën tuaj romantike.
Ndonjëherë ëndrrat ku ju tradhtoni, përfaqësojnë një situatë kur ju keni mashtruar ose kur ishit të pandershëm.
2. Ëndrrat ku tradhtoni partnerin/en me dikë që njihni
Një ëndërr ku ju tradhtoni partnerin tuaj me një ish, një mik apo shefin/en mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më keq sesa nëse do shihnit një ëndërr me dikë të huaj.
Sidoqoftë, këto ëndrra nuk do të thonë se ju doni të jeni me ish-in apo shefen e punës. Në vend të kësaj, ato nënkuptojnë se ju po i jepni shumë kohë dhe vëmendje diçkaje tjetër në jetën tuaj, në dëm të marrëdhënies që keni.
Ekspertja e ëndrrave, Lauri Loewenberg, beson se këto lloj ëndrrash ndodhin kur ju s’po i kushtoni kohën e duhur njeriut tuaj. Përpiquni të kaloni më shumë kohë së bashku.
3. Ëndrrat ku partneri/ja ju tradhton
Një në pesë gra thotë se ka ëndërruar sikur partneri po e tradhtonte, prandaj, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Megjithatë, nëse vazhdon të ndodhë, Irwin sugjeron të pyesni veten:
“A po projektoj historinë time të tradhtisë ndaj partnerit/es time?”
Mund të ndodhë që ju shihni partnerin/en teksa ju tradhton, për t’u çliruar nga ndjenjat tuaja të ankthit. Mos harroni: “Ëndrrat kanë të bëjnë gjithmonë me ëndërruesin”.
4. Ëndrrat ku kapeni duke tradhtuar
Loewenburg mendon se “faji që ndjeni në ëndërr lidhet drejtpërdrejt me diçka për të cilën ndiheni fajtorë”. Ky faj, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk ka asnjë lidhje me ju dhe partnerin/en tuaj.
5. Ëndrrat ku ju jeni “personi tjetër”
Nuk është e pazakontë të ëndërroni sikur jeni “i/e treta” në një marrëdhënie.
Kjo mund të ndodhë sepse ju ndoshta “nuk ndiheni të vlerësuar”, veçanërisht nëse ëndrra ju bën të ndiheni të ndyrë ose fajtorë. Nëse është kështu, një bisedë me partnerin për t’i treguar atij/asaj se çfarë ju nevojitet, mund t’ju ndihmojë.
6. Ëndrrat ku ju po tradhtoni me disa njerëz njëkohësisht
Ratë në gjumë dhe aksidentalisht e gjeni veten në skenën e orgjisë nga Eyes Wide Shut?
Ëndrrat e tradhtisë në grup mund të nënkuptojnë se ju thjesht ndiheni të pasigurt ose fajtor, por ato mund të nënkuptojnë gjithashtu se mund të keni nevojë për të eksperimentuar.
Irwin thotë:
“Besoni se mendja juaj është gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë në anën tuaj, duke ju ndihmuar të zgjidhni diçka, të kujtoheni për çfarë keni nevojë apo të lëshoni emocione.”
7. Ëndrrat ku po bëni ndërrim partnerësh
Supozojmë se Brad dhe Angelina janë ende bashkë dhe ju ëndërroni se ata ju ftojnë për një mbrëmje, gjatë së cilës ju pini dhe një gjë çon te një tjetër derisa ëndrra juaj arrin në pikën kulminante.
Epo, kjo ëndërr mund të nënkuptojë se keni një lloj ngërçi në marrëdhënie dhe ju duhet diçka për ta nxehur lidhjen, ose nënkupton se ju thjesht e pëlqeni shumë “Mr. & Mrs. Smith”.
Këtë të fundit, interpretojeni ju, ëndërrimtarë të vegjël!
Burimi: Bustle
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë