Këngëtari i grupit Delays luftoi me kancerin me pozitivitetin e njëjtë me të cilin dikur lidhej me adhuruesit e tij. Pjesë të gazetarit Tim Jonze të publikuar në ditoren Guardian, Telegrafi e sjell si më poshtë.
Ndodhi diçka në një festë të çuditshme shtëpiake në veri të Londrës, kur për herë të parë i takova anëtarët e grupit Delays. Një tifoze e re e grupit e kishte fituar një konkurs për t’i parë ata live në një vend të zgjedhur prej saj, kështu që e kishte zgjedhur dhomën ku jetonte. Në vend që të interpretonin me kitarë akustike, Delays u siguruan që fituesja e çmimit të shpërblehej: përforcues të mëdhenj të grumbulluar, tërë seti i dallueve, mendoj se ishte edhe mikseta. Sigurisht, volumi rrezikonte ta rrëzonte tavanin.
Grupi mbante xhaketa lëkure; ishin të gjithë të dashur e mungonte krejtësisht hilja ose mburrja. Dukej se kishin shkuar aty për të krijuar një lidhje me adhuruesit e tyre, si çdokush tjetër.
Në vitet që pasuan u takova me këngëtarin e grupit, Greg Gilbert, dhe vëllain e tij Aaron, duke iu bashkuar atyre në koncerte tok me publikun që rritej. Pastaj ishte lidhja në prapaskenë me nga një birrë dhe me dashurinë e ndërsjellët ndaj grupeve Abba dhe Cocteau Twins. Kalova një kohë të shkurtër duke u thënë kolegëve të mi në revistën NME se kënga “Long Time Coming” ishte një nga këngët më të mira pop të shkruara ndonjëherë. Teksa e dëgjoj tash, nuk jam i sigurt nëse kam gabuar.
Këta djem ishin pa dyshim të dashur. Gregu në veçanti dukej si një nga ëndërrimtarët e jetës, një shpirt poetik i cili besonte se muzika dhe arti mund t’ju ndihmojnë të shkoni përtej kësaj bote dhe ndoshta ta prekni pak Parajsën.
Ishte një tronditje surreale kur zbulova se në vitin 2016 ishte diagnostikuar me fazën e katërt të kancerit të zorrëve. E pashë, ashtu si shumë njerëz përmes mediave sociale, një fotografi të tij me partneren tij Stacey dhe dy vajzat e tyre; dukej një fytyrë e freskët si kurrë më parë, por tani ishte nga faqja GoFundMe ku kërkonte donacione për ilaçet shpëtuese të jetës. Stacey, me të cilën u martua në 2018, e kishte bindur se ia vlente ta bënte këtë. Këtë herë ishte radha e tifozëve të grupit ta bëjnë një hap tutje: fushata e Gregut ishte më e shpejta që arriti shifrën prej 100 funteve. Kjo ia bleu një kohë shtesë e të vlefshme. Gregu tha se bujaria e njerëzve ishte përvojë e mbinatyrshme për të, bashkë me lindjen e fëmijëve të tij.
Ajo që më dukej e mbinatyrshme ishte se si Gregu e trajtoi sëmundjen e tij. Pasi i thanë se ishte pothuajse e sigurt se ai do të vdesë, nisi të vizatonte: skiconte nga thellësia e mendjes së tij të shqetësuar, ku ujqërit gërryenin duart artistike dhe figurat misterioze rridhnin nëpër ujë. Do të vizatonte nga shtrati i spitalit, duke kaluar në ngjyra vaji, qymyr, e gjithçka që e ndihmoi në këtë tërbim krijues kundër vdekjes së dritës. Ai gjithashtu nisi të shkruante poezi që përballeshin me tmerrin e diagnozës së tij, qofshin ato që i përfytyronin ilaçet brutale të kimioterapisë si një ushtri që luftonte përkrah tij, ose që pranonin se ai po përpiqej dëshpërimisht të arrinte një marrëveshje me disa qenie më të larta, duke kërkuar veç disa vite të tjera në mënyrë që t’i shihte vajzat e tij tek rriteshin.
Më 2018, e takova me Gregun në qytetin e tij të lindjes, në Southampton, për t’i diskutuar këto vepra për ditoren Guardian. Puna e tij ishte gati të shfaqej në Galerinë e Arteve të Southamptonit dhe përmbledhja e tij e parë me poezi, Love Makes a Mess of Dying, ishte po ashtu gati të botohej.
Këtë herë nuk u lidhëm për diskon suedeze, por për sëmundje kronike meqë kohët e fundit jam diagnostikuar vetë unë me kancer të gjakut. Ishte një nga ato intervistat që kaloi kufirin dy orësh dhe mund të kishte vazhduar mirë gjatë gjithë ditës. Zbulova se ai nuk ishte vetëm duke shkruar furishëm, por edhe duke lexuar: dhjetëra vëllime të mëdha filozofike në të njëjtën kohë. Ishte e qartë se po i përballonte problemet e tij shumë më pozitivisht sesa unë. Që atëherë kam kuptuar se ai më mësoi shumë gjatë asaj dite, për të maksimizuar kohën tuaj në Tokë, për të vlerësuar magjinë që përmban çdo ditë.
Mjekët nuk mund të bëjnë përgjithmonë mrekulli. Gregu për fat të keq nuk është më me ne. Por, muzika e tij do të jetë, siç do të jetë arti dhe fjalët e tij. Kështu që unë do t’ju lë me disa prej tyre.
Vdekja e bën kurorën e dashurisë,
Një mbulojë për ta kaluar pragun
Si një shenjë e jetës së përmbushur:
Ti je i dashur,
Ti ke dashur,
Ti keni jetuar.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit