Pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës, pritet që tri pozitat të cilat i ka mbajtur deri tani, atë të kryetarit të PDK-së, ministrit të Punëve të jashtme dhe zëvendëskryeministrit, të zëvendësohen me figura të reja.
Sa i përket zëvendësimit të dy posteve atë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrit, zyrtarë qeveritarë thonë se ende nuk kanë biseduar se kush dhe kur do të plotësohen këto dy pozita. Megjithëse, Enver Hoxhaj është njëri nga emrat e përfolur për pozitën e ministrit të Jashtëm, një gjë e tillë nuk konfirmohet as nga kryeministri Isa Mustafa.
Shefi i Qeverisë tha se ende nuk kanë biseduar me partnerët e koalicionit për plotësimin e këtyre pozitave dhe as për ndryshime të mundshme në Qeveri.
“Nuk mund t’ju them tash, s’e kemi biseduar ende me partnerin e koalicionit. Tash do të ulemi këto ditë, do ta diskutojmë dhe në momentin që merremi vesh unë ju garantoj se do t’iu thërras, do t’iu informoj”, tha Mustafa.
Ai tha se do të shikojnë dhe mundësinë e freskimit të kabinetit qeveritar.
“Po sigurisht se ka dhe do ta shohim atë mundësi. Do të shohim se si Qeveria mund të jetë më efiçiente, si mund të bashkërendis edhe më mirë punët në të gjitha fushat. Por mbetet tash që të ulemi pas kësaj, ta shqyrtojmë, ta analizojmë edhe njëherë përfundimisht situatën dhe të marrim vendim”, tha Mustafa.
Se kur pritet që PDK, ta ketë kryetarin e ri, ende nuk dihet. Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së, nuk jep ndonjë afat se kur pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së.
Grabovci tha për KosovaPress se zëvendësimi i Thaçit në parti, do të bëhet në kohën e duhur dhe në përputhje me të gjitha rregullat. PDK, sipas tij ka kapacitete të mjaftueshme dhe njerëz kredibil, të cilët mund ta zëvendësojnë kryetarin e deritanishëm Hashim Thaçin.
“Kryetari i ri do të zgjidhet në kohën e duhur në përputhje me të gjitha rregullat. Në përputhje me statutin e partisë, programin e partisë dhe dokumentet tjera përcjellëse, duke i respektuar të gjitha procedurat dhe nuk do të ketë ndonjë shqetësim as më të vogël, gjatë transferimit të këtyre kompetencave. Ju e dini se PDK ka një zëvendës kryetar ka disa nënkryetarë, që mbulojnë resor të veçantë dhe mendoj se do të bëhet një transferim i natyrshëm i kompetencave nga kryetari i kaluar, tek kryetari i cili do ta pasojë atë. PDK ka kapacitete të mjaftueshme, ka njerëz kredibil, që mund, dinë dhe do të jenë të suksesshëm në menaxhimin e PDK-së dhe përgatitjes së saj për zgjedhjet e vitit 2017 dhe vitit 2018”, tha Grabovci.
Por se kush do të jetë pasardhësi i Thaçit në PDK, Grabovci thotë se një gjë e tillë, ende nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Por, sipas tij kjo pritet të bëhet në një të ardhme të afërt.
Ndërsa nuk mohon që Kadri Veseli, është kandidati potencial, për të parin e PDK-së, për të cilin thotë se mund ta përfaqësojë partinë, në mënyrën me të mirë të mundshme.
“Nuk përjashtohet as Kadri Veseli. Nuk i mungon asgjë. Përkundrazi kam bindjen e thellë, që do ta përfaqësojë partinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të menaxhojë atë. Ka raporte të shkëlqyera me të gjithë anëtarët e Kryesisë, Këshillit drejtues. Ka komunikim shumë të mirë, me të gjitha strukturat, me të gjitha nivelet e partisë. Andaj absolutisht nuk është diçka e papritur”, tha ai.
Por se a do të ndikojë në dobësimin e PDK-së, largimi i Hashim Thaçit nga pozita e kryetarit, pasi që ka qenë ndër figurat kyçe të kësaj partie, Grabovci thotë se autoriteti i Thaçit ka peshën e vet për partinë, por se me një mobilizim të shtuar, do të kompensohet dhe mungesa e tij.
“Është shumë normale, që autoriteti i z. Thaçi ka peshën e vet. Ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për partinë. Por të qenit e z. Thaçi në postin presidentit ne ndjejmë kënaqësinë, na bën shumë të nderuar…. Ne kemi parasysh që do të ndihet mungesa e z. Thaçi në kuadër të partisë. Jemi të vetëdijshëm që kërkohet një mobilizim i shtuar për të kompensuar mungesën e z. Thaçi. Por unë jam shumë i sigurt se do t’ia dalim suksesshëm”, tha Grabovci.
Ndryshe, presidenti i sapo zgjedhur, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Ministrisë se Punëve të Jashtme, por edhe nga pozita e zëvendëskryeministrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Kur nga BDI përmendin klinikat ku s’ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës