Enca i përgjigjet ndjekësit, thotë se nuk ka bërë ndonjë operacion plastik

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, është shumë e hapur me fansat dhe publikun.
Ajo kësaj radhe ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, duke u dhënë më shumë mundësi të pyesin përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
Ndër pyetjet e shpeshta që i bëhen lidhen me operacionet plastike, siç është edhe kjo e fundit.

“A ke bërë operacione plastike?”, ishte pyetja e një ndjekësi.

“Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e fundit që i jam përgjigjur kësaj pyetjeje. Ende jo. Nëse do bëj do e merrni vesh patjetër”, ka thënë ajo.
Enca momentalisht po shijon suksesin e këngës së re njëherësh të fundit të quajtur “Nashta”.
Projekti për pak ditë ka mbledhur afro një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/03/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































