Enca Haxhia i përshëndet fansat me një fotografi provokuese, vë në pah gjoksin atraktiv

Këngëtarja Enca Haxhia nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat që pas këngës "Duam".
Këtë këngë, ajo e solli në muajin mars, gjersa u shndërrua në një personazh mjaft të përfolur mediatik, kjo për faktin se klipi përmbante skena mjaft 'të nxehta'.
Ndërkohë, Enca vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Të shumta janë rastet, kur këngëtarja publikon fotografi provokuese, me çka arrin të ngacmojë imagjinatën e meshkujve.
Njëlloj, ajo ka bërë në imazhin e fundit të hedhur në InstaStory.

Enca kishte vendosur t'i përshëndeste ndjekësit e saj të shumtë me një fotografi provokuese, ku ekspozonte në masë të madhe gjoksin e saj atraktiv.
Muajt në vazhdim, ajo pritet të publikojë një tjetër projekt të ri për fansat e saj. /Telegrafi/































































