LAJMI I FUNDIT:

Enca flet për lidhjen e mundshme me reperin gjerman

Enca flet për lidhjen e mundshme me reperin gjerman

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, këto ditë po shijon sukseset e këngës së saj më të re “Dua”.

Enca publikoi një klip të cilin s’e kishte bërë askush më parë nga estrada, duke u puthur e duke u shfaqur në skena të zjarrta me një model.

https://www.instagram.com/p/BhKIyFUnROq/?taken-by=enca


Por, përveç modelit portugez për të cilin u përfol mjaft për një lidhje të mundshme me Encën, ka një tjetër djalë në skenë që potencialisht do mund të ishte i dashuri i saj.

Fjala është për reperin gjerman Nimo, i cili më parë kishte shkruar në Instagramin e tij fjalë dashurie për këngëtaren.

“Kam takuar një shqiptare, nëse do të mundesha do martohesha me të”, u shpreh Nimo.

Por, Enca ka hedhur poshtë se ka diçka më shumë me reperin e njohur.

Këngëtarja Enca Haxhia erdhi me skena ‘të nxehta’ në klipin e ri “Dua”

“Jemi shumë miq të mirë. Kemi pasur disa takime që do të shkojë më shumë se miq të mirë. Nuk e di se si ta shpreh. Do bëjmë një këngë bashkë. Është thuajse i finalizuar si projekt”, ka thënë Enca, e ftuar te Rudina Magjistari në emisionin e pasdites në Klan. /Prive/