LAJMI I FUNDIT:

Emri i ri “RMV”, nis shtypja e pasaportave të reja

Emri i ri “RMV”, nis shtypja e pasaportave të reja

Prej sot nis shtypja e pasaportave me emrin kushtetues të shtetit. Qytetarët që do të aplikojnë për marrje të tyre, në të do figurojë emir i ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Bazuar në ligjin për zbatimin e marrëveshjes së Prespës të nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të gjithë qytetarët deri në shkurt të vitit 2024 do të duhet të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale pavarësisht periudha e vlefshmërisë së tyre.


E ky ndërrim i dokumenteve do të paguhet nga vetë qytetarët. Këto të fundit që ishin sot për të aplikuar për tu pajisura me dokumente u ankuan për vonesa të sistemit.

“Nuk funksionon fare sistemi, për procedure të rregullt të nxjerrjes së dokumenteve na thonë të presim ¾ muaj ndërsa me procedurë të shpejt që duhet të paguajmë 100 euro bëhet shpejt për ¾ ditë”.

“Pres që nga muaji maj për marrje të lejes për vozitje, tani më thanë që është gati”, thanë disa nga qytetarët e intervistuar.

Nga MPB theksojnë se përpos pasaportave janë në përgatitje të të gjitha dokumenteve, të cilat do të harmonizohen me Kushtetutën, në pjesën e emrit të ri kushtetues.

“Qytetarët që do të fotografohen sot për mjete të udhëtimit do të pajisen me dokumente me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, siç e dini ajo është detyrim në bazë të marrëveshjes së Prespës, ka kaluar edhe në Kuvend dhe ashtu që nga sot fillon zbatimi i kësaj mase”, tha Toni Angellovski nga MPB.

Zhvendosja e të dhënave në sistemin e ri të azhurnuar, shkaktoi edhe ndërprerje për ditë me radhë të punës në sektorin për dhënie të dokumenteve personale.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori