LAJMI I FUNDIT:

Emrat e shkollave në Çair, Ademi dhe Ganiu vazhdojnë ta akuzojnë regjistrin qendror

Emrat e shkollave në Çair, Ademi dhe Ganiu vazhdojnë ta akuzojnë regjistrin qendror

Pavarësisht se nga Regjistri Qendror mohojnë se në dikasteret e këtij institucioni ka mbërritur kërkesë për ndryshim-emërtim të shkollave të Çairit, ministri i Arsimit dhe Shkencës vazhdon të përsëris qëndrimet e tij lidhur me emrat. Ai edhe sot nga shkolla, “Rajko Zhinzifof”- “Ismail Qemali”, tha se çështjen e emrave e ka bllokuar Regjistri Qendror. Ademi thotë se në këtë periudhë, më shumë rëndësi duhet t’i kushtohet cilësisë së arsimit.

“Në këtë periudhë duhet të fokusohemi në ngritjen e kualitetit të procesit edukativo-arsimor se sa në krijimin e tensioneve të cilët nuk i kontribuojnë kualitetit të mësimdhënies. Prandaj temë diskutimi në ministri dhe në mbarë opinionin edhe në komunë si themelues i shkollave fillore do të duhet të jetë se si ta ngrisim kualitetin”, deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Edhe kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu tha se komuna i ka kryer të gjitha detyrimet që ka pasur për obligim t’i kryej për ndryshimin e emrave.


“Të gjitha procedurat që i kemi me ligj i kemi mbaru, i kemi adresuar atje ku duhet dhe informatat që i kemi është në Regjistrin Qendror. Tek Regjistri Qendror, atje qëndron problemi. Nga institucionet përkatëse, ne nuk kemi asnjë informatë kthyese”, pohoi, Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Ndryshe, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu vizituan shkollën “Rajko Zhinzifof”, ku me iniciativë të këshillit të prindërve dhe me ndihmën e kompanisë “GDI”, u promovua, kabineti robotik, në të cilin nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi të mësojnë rreth punës robotike dhe montimit të tyre./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori