Emisioni i ndryshimeve "Metamorfoza" nga Suzana, ka sjell për shikuesit episodin e parafundit të sezonit të parë.

Ky episod ka qenë ndryshe dhe më i veçantë se herët tjera, kjo për faktin se protagoniste ka qenë një maturante, e cila sapo ka përfunduar studimet në shkollën e mesme.


suzzz

Azize Koçi nga Klina, 18 vjeçe, kishte vendosur të sfidonte veten me një ndryshim në emisionin "Metamorfoza", kjo edhe për faktin se pak ditë më parë ajo kishte edhe mbrëmjen e maturës.

Fillimisht, moderatorja e emisionit, Suzana bashkë me të ftuarën vizituan klinikën për rregullimin e dhëmbëve, nga ku dentistja e angazhuar për këtë punë u kujdes që t'i ofrojë asaj shkëlqimin e duhur në dhëmbët e saj.

Më pas, ato u drejtuan në atelien e stilistes Enkelejda Shatri për të përzgjedhur fustanin ideal për mbrëmjen e maturës.

moment2 1

Pas përzgjedhjes së veshjes, radha ishte për dorën e fundit të "Metamorfozës", e cila iu besua grimeres Sellma dhe floktarit Kaci.

Në fund të programit, Azizja kishte marrë pamje krejt tjetër, dhe dukej më se e lumtur me ndryshimin e saj.

fund

Çastet më emocionuese janë ato në fundin e emisionit, kur Azizja u prezantua te prindërit e saj, të cilët nga lumturia dhe emocionet e tepërta filluan të qajnë kur panë ndryshimin e më të dashurës së tyre.

Azizja u shoqërua për në mbrëmjen e maturës me një limuzinë, teksa është përshëndetur me shumë dashuri nga moderatorja e programit, Suzana Mushkolaj. /Telegrafi/