LAJMI I FUNDIT:

Emirates në krizë për herë të parë në 30 vjet, avio kompania ka regjistruar humbje prej 2.8 miliardë eurosh

Emirates në krizë për herë të parë në 30 vjet, avio kompania ka regjistruar humbje prej 2.8 miliardë eurosh

Linja ajrore, Emirates me qendër në Dubai, thotë se ka pësuar një humbje prej 2.8 miliardë euro për shkak të pandemisë së coronavirusit – hera e parë që regjistron humbje në gjashtëmujorin e parë brenda 30 vjetëve.

Në një moment, linja ajrore u detyrua të ndërpresë veprimtarinë shkaku i ndërprerjes së flurimeve në mbarë botën.

Gjatë gjysmës së vitit deri në muajin shtator, Emirates transportoi 95 për qind më pak pasagjerë sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, raporton bbc.


Kjo është akoma më shumë dëshmi e ndikimit shkatërrues ekonomik që virusi ka pasur në bizneset kryesore në të gjithë botën.

Ndryshe, Emirates është një ndër avio komanitë më të mëdha botërore që operon në shumë shtete. /Telegrafi/