Drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare D4D, Shpend Emini, ka folur për marshin e sotëm të organizatave të shoqërisë civile lidhur me Projektligjin për Financimin e partive politike.
Emini, në emisionin ”Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka shpjeguar detajet se çfarë ndodhi para selisë së PDK-së, ku pjesëtarë të shoqërisë civile u larguan nga sigurimi i kësaj partije, duke mos i lejuar ata që t’i vendosin pankartat.
Ai ka thënë se marshin protestues e kanë filluar në orën 10:00 nga sheshi ‘Skëndërbeu’ duke shkuar tek partitë politike.
“Kemi filluar me marshin protesutes në sheshin ‘Skëndërbeu’ nga ora 10:00 ku edhe kemi dhënë një deklaratë të shkurtër për arsyet e organizimit të marshit, dhe jemi nisur drejt partive politike. Kemi vizituar gati të gjitha partitë kryesore, duke filluar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, aty i kemi dorëzuar pankartat me amandamentet ku ne mendojmë se cenojnë transparencën dhe llogaridhënien e partive politike, gjegjësishtë të financimit të partive politike. Nga aty jemi nisur drejt partive tjera, si drejt PSD-së, pastaj tek LVV-ja, ku nga LVV-ja kemi shkuar tek LDK-ja, dhe pastaj kemi kaluar tek PDK-ja”, ka thënë ai në intervistën për Telegrafin.
Ai ka treguar për pankartat të cilat i kanë vendosur tek partitë politike, e që nuk u lejuan të vendoseshin në selinë e PDK-së.
“Ato kanë qenë lloje të fletushkave me të gjitha amandamentet, pra 27 që janë paraparë në draftligjin e ri për financimin e partive politike. Ato janë ngjitur tek të gjitha subjektet politike duke filluar nga AAK-ja, LDK-ja, PSD-ja, NISMA. Por, kur kemi ardhur tek PDK-ja kemi hasur në një kundërshtim të sigurimit të partisë, të cilët nuk na kanë lejuar t’i ngjesim këto fletushka”, është shprehur ai duke treguar se për këtë marsh kanë qenë të njoftuara edhe vetë subjektet politike.

“Ne para se me organizu marshin i kemi paralajmëruar organet kompetente për organizimin e marshit, po ashtu edhe subjektet politike. Kemi pasur takim me të gjitha subjektet politike, i kemi njoftuar që si shoqëri civile do t’i ndërmarrim disa aktivitete ku përfshihet edhe marshi sot. Marshin e refuzimit të këtij draftligji e kemi bërë publik edhe nëpër media sociale ku i kemi publikuar edhe orarin dhe itinerarin e vendeve ku do të jemi si organizata. Por ndodhi e papritura”, është shprehur ai duke thënë se pavarësisht njoftimit për këtë marsh, në selinë e PDK-së, përfaqësuesit e shoqërisë civile janë sulmuar edhe me grushte.
“Ne u futëm në oborrin e selisë së PDK-së, lokacion që është pronë publike. Me hyrjen tonë si shoqëri civile dhe ngjitjen e fletushkave në dyert e selisë së PDK-së, ndodhi ajo ku dy anëtarë të sigurimit tentuan të ndalojnë fjalimet që ishin paraparë të ndodhin para partisë, largimin e fletushkave me dhunë, si dhe tërheqjen e shoqërisë civile nga oborri i selisë së PDK-së. Kishte edhe shtymje dhe dhunë fizike, ku u sulmuan disa anëtarë të shoqërisë civile, disa me grushta, po ashtu janë tërhequr zvarrë nga oborri i selisë. Ka pasur lëndime të lehta, dhe menjëherë pas rastit ne e njoftuam Policinë e Kosovës, e cila erdhi përafërsisht 3 minuta pas ngjarjes. Ne u larguam nga selia e PDK-së, dera u mbyll dhe nuk u lejuam as në pjesën e jashtme t’i themi fjalitë që i kishim për secilën parti. Pati përplasje edhe brenda edhe jashtë selisë. Pas ardhjes ne u inkurajuam të shkojmë në stacionin policor në qendër”, ka deklaruar Emini për Telegrafin.
Ai ka thënë se nuk i di arsyet se përse janë penguar nga sigurimi i PDK-së.
“Dy anëtarët e sigurimit nuk na lejuan fillimisht, pastaj dolën edhe tre persona tjerë. Kjo ishte diçka e papritur sepse nuk patëm problem as tek partitë tjera. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë probleme me asnjë parti, sepse si shoqëri civile vetëm kemi shkuar t’i tregojmë brengat për këtë draft ligj”, ka thënë ai.
Ndryshe Emini ka thënë se arsyeja që e kundërshtojnë këtë projektligj është futja e disa amandamenteve që cenojnë transparencën dhe llogaridhënien e financimit të partive politike.
“Ne si shoqëri civile kemi qenë edhe pejsë e grupit punues kur është filluar të punohet për këtë projektligj. Fillimisht kemi ardhur me një draft-ligj që ka përmbushur të gjitha kriteret demokratike dhe standardet ndërkombëtare sa i përket llogaridhënies së partive politike. Draft-ligji ka shkuar edhe në komisionin e Venecias, se i plotëson standardet – madje pati ardhur edhe reagimi i BE-së për këtë draft-ligj. Por, pas një rishikimi nëpër komisionet parlamentare janë futur disa amandamente që cenojnë transparencën dhe llogaridhënien e financimit të partive politike, që ka pasuar reagimin e shoqërisë civile, zyrës së BE-së dhe ambasadeve, se ky ligj nuk përkon me standardet që ishin vu në fillim”, ka thënë ai duke shtuar se rreth 100 organizata të shoqërisë civile e kanë nënshkruar deklaratën për refuzim dhe kanë kërkuar nga subjektet të mos votojnë në Kuvend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët