LAJMI I FUNDIT:

Emini: Nëse në tetor nuk liberalizohen vizat, në Kosovë do të ketë pakënaqësi

Emini: Nëse në tetor nuk liberalizohen vizat, në Kosovë do të ketë pakënaqësi

Analistja Donika Emini thotë se tetori do të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën në raport me liberalizimin e vizave.

Emini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dialogu që nga viti 2014 është përdorur nga partitë për të shkaktuar kriza politike.

“Kjo gjë po shihet edhe tash, në raportet që ka zoti Haradinaj në raport me zotin Hoti”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Analistja thotë se në Bruksel janë duke ndodhur shumë më tepër procese se që kanë ndodhur në SHBA.

“Ka mbështetje edhe nga Brukseli që pa u pajtuar për të gjitha çështjet të mos bëhen gjërat transparente”.

Ajo thotë se ka një dakordim vetëm për tre pika që lidhen me të zhvendosurit, të pagjeturit dhe ekonominë.

Emini thotë se në muajin tetor do të merret një vendim për liberalizimin e vizave.

“Nëse nuk del në agjendë kjo çështje dihet se Gjermania dhe Franca nuk janë pajtuar për këtë çështje. Gjermania e ka shtyrë mjaft shumë procesin e liberalizimit të vizave por deri tani këtë gjë e ka kundërshtuar Franca. Nëse nuk bëhet liberalizimi në tetor, në Kosovë do të ketë pakënaqësi pasi që presidencën e radhës do ta merr Portugalia që nuk besoj se ka interesa ta shtyjë përpara këtë proces”, tha ndër të tjera Donika Emini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori