Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Emin Baliqi, një ish-futbollist i njohur dhe tashmë trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Ndër të tjerash Baliqi ka folur për aventurën e tij në Shqipëri, më saktësisht përvojën e tij me Besëlidhjen e Lezhës.


“Kam pasur oferta më herët, edhe bile pata shku dhe u pata taku edhe me presidentin e ndjerë Beni Laze, dy vite më herët, dy vite radhazi, por nuk ishte kismet, isha skeptik pak”.

“Ishin ato malet, rrugët, unë nuk isha që dija me vozitë makinën edhe pak vështirësi ka pasë në atë kohë. Edhe jemi takuar dy-tri herë, bile jemi marrë vesh për kushte duke u kthyer në shtëpi”.

“Një herë, dy herë pastaj tretën herë ndodhi miku im Erdin Hashani në telefon, edhe ai e ka njëfarë nofke që më thirrë haver, tha haver a po vjen këtu, i thashë ku? tha në Besëlidhje dhe i thashë qitash”.

“I mora rrobat dhe në autobus edhe ata ishin në Ohër në përgatitje edhe mbërriva aty edhe thanë duhet me të pa, kryetar ishte miku jonë, Gjok Jaku”.

“U fut edhe një lojtar brazilian Gilson Da Silva, ai kishte qenë i reprezentacionit të Maqedonisë, por nuk e njihnim dytë përniherë, dhe ne thua se kemi luajtur shumë kohë bashkë dhe më tha Emin, duhet të qëndrosh”, ka thënë Baliqi ndër të tjerash.

Episodin e plotë me Emin Baliqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app