Modelja e njohur, Emily Ratajkowski, ka zbuluar barkun e rrumbullakosur në kopertinën e magazinës së Vogue.

Imazhe të tilla ajo i ka ndarë në rrjetin social Instagram, ku më pas shpërthyen komentet e fansave të saj, shkruan Mirror.


Ajo shihej me të brendshme, teksa mbante me duar barkun, kurse kishte zgjedhur të jetë pa makijazh.

0 Screen Shot 2020 10 26 at 191244

Në mesin e tyre pati edhe fotosesione ku ishte komplet e zhveshur, por për të ruajtur modestinë, mbuloi me duar pjesën e gjoksit.

Emily, e cila arriti famën nga klipi ‘Robin Thicke’s Blurres Lines’, po pret fëmijën së bashku me bashkëshortin, Sebastian Bear-McClard.

0 Screen Shot 2020 10 26 at 191316

Një pjesë e madhe e figurave të njohura, kolegë, e familjarë i uruan asaj më të mirat, pasi u kumtua lajmi. /Telegrafi/

0 Screen Shot 2020 10 26 at 191322