Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka treguar linjat e saj të përsosura duke veshur një rrobabanjo njëpjesëshe të hapur në shpinë, teksa pushonte në plazhin e Positanos, Itali, këtë javë.

34-vjeçarja, e cila këtë vit finalizoi divorcin nga Sebastian Bear-McClard, u pa duke kaluar kohë me djalin e saj 4-vjeçar, Sylvester.


Veshja e saj e thjeshtë, e kombinuar me syze dielli dhe bizhuteri të arta, nxori në pah këmbët e formuara, shkruan DailyMail.

Gjatë pasdites, Emily u fotografua duke shijuar patatina dhe disa kanaçe birre, ndërsa pushonte pranë detit.

Ish-bashkëshorti i saj është akuzuar më parë si “tradhtar i vazhdueshëm”, gjë që çoi në ndarjen e çiftit pas martesës së tyre nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Së fundmi, Ratajkowski u shfaq në emisionin “Today” me prezantueset Jenna Bush Hager dhe Willie Geist, ku foli për rolin e saj në serialin e ri të Netflix, Too Much.

Në një moment, ajo u pyet nëse është e vërtetë që ka “hequr prioritetin” e burrave në jetën e saj.

“Po, është e vërtetë,” u përgjigj ajo. “Jam nënë beqare dhe sa më shumë që kalojnë vitet, aq më shumë vlerësoj komunitetin, sidomos me gra të tjera. Kjo është një nga gjërat më të bukura të jetës në New York, sepse kam mundësi të njoh gra të mrekullueshme dhe persona queer. Kjo për mua është prioritet”.

Në tetor të vitit 2022, pas ndarjes, Emily la të kuptohej se është biseksuale përmes një videoje në TikTok, ku iu përgjigj me humor një trendi që lidhte biseksualitetin me posedimin e një divani prej kadifeje jeshile.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar pak më vonë, ajo u shpreh: “Mendoj se seksualiteti është në një shkallë rrëshqitëse. Nuk besoj në konceptin e njerëzve ‘plotësisht heteroseksualë’”.

Emily theksoi gjithashtu se dëshiron të shijojë mënyrën se si prezantohet në publik, pa u ndjerë e detyruar t’i përshtatet etiketave të të qenit “feministe e mirë” apo “feministe e keqe”. “Nëse nuk më doni në klubin tuaj, nuk ka problem,” tha ajo me humor. /Telegrafi/