Emily Ratajkowski ka zbuluar se ka dy muaj që ka nisur takimet fshehurazi me Harry Styles dhe ka rrëfyer se ai mund të jetë ‘i vetmi’.

Në një bisedë të sinqertë dhe të gjerë për jetën private, 31-vjeçarja ka lënë të kuptohet se ka nisur lidhjen me Harryn që nga fillimi i shkurtit dhe shpreson se romanca e tyre të jetë afatgjatë.


Duke folur në një ‘podcast’ të realizuar më 9 mars, dy javë para se të shihej duke shkëmbyer puthje pasiononte me këngëtarin, ajo shprehu se sa ‘i shkëlqyer’ është ai.

69454079 11936631 Revelation Emily Ratajkowski has revealed that she has secretly  a 67 1680595001914 Foto: Instagram

“Sapo fillova të takohem me dikë që mendoj se më pëlqen, kështu që është ndryshe. Unë isha sikur, ‘ai është i mrekullueshëm’”, theksoi bukuroshja.

“Çfarë kërkoj nga një partner? Më pëlqen dikush që është shumë i pavarur. Mendoj, për mua, kjo është shumë e rëndësishme sepse kam një jetë të plotë”, vazhdoi duke thënë moderatorja.

69454435 11936631 Smooch Emily was filmed passionately kissing Harry last week aft a 70 1680595130159 Foto: Backgrid

"Unë shpresoj se takimi me dikë që ka më shumë nga jeta e tij do të parandalojë problemet që kisha më parë”.

Emily u filmua duke puthur me pasion ish-yllin e “One Direction” javën e kaluar pas një koncerti gjatë turneut “Love On Tour”.

emily ratajkowski Foto: Getty Images

Para kësaj, Emily është fotografuar shpesh me personazhe të famshëm të ndryshëm.

Styles nga ana tjetër në nëntor u nda nga Olive Wilde pas dy vitesh. /Telegrafi/

wide use hpromophoto helenepambrun 72fdb64792139d94a06f18686d0bb3131a238a70 s1100 c50 Foto: Getty Images