LAJMI I FUNDIT:

Emiliano Martinez tregon se përse e bëri veprimin e shëmtuar në pranimin e Dorezës së Artë

Emiliano Martinez tregon se përse e bëri veprimin e shëmtuar në pranimin e Dorezës së Artë

Emiliano Martinez ka shpjeguar se ai bëri një gjest të turpshëm në pranimin e çmimit Doreza e Artë të Kupës së Botës për t’u kundërpërgjigjur tifozëve francezë pasi ata e vërshëllyen atë gjatë fitores drithëruese të Argjentinës në finale.

Portieri ishte një nga heronjtë e Argjentinës në finale, duke bërë një pritje vendimtare për t’i mohuar golin Randal Kolo Muani në minutën e fundit të vazhdimeve dhe më pas duke pritur penalltinë e Kingsley Coman, në 11 metërsha, për të siguruar triumfin.

Pasi mbajti të paprekura tre porta në Katar, Martinezit iu dorëzua Doreza e Artë e cila i jepet portierit më të mirë në turne. Menjëherë më pas, ai u fotografua  duke bërë një gjest të vrazhdë me çmimin teksa e mbante mbi pjesët e tij intime.


Martinez mohoi Randal Kolo Muani në fund të kohës shtesë për ta çuar ndeshjen në penallti

“E bëra sepse francezët më vërshëllyen. Krenaria nuk funksionon me mua”, tha ai për radion argjentinase La Red.

Ai ishte i emocionuar me këtë triumf, duke thënë se ata luftuan deri në fund dhe e merituan të merrnin në këtë trofe në duart e tyre.

Mirëpo, Martinez mund të ndëshkohet për festën e tij nga FIFA, pasi ishte një veprim që nuk përkon me rregulloret e futbollit. /Telegrafi/

Emiliano Martinez bëri një gjest të turpshëm me çmimin Doreza e Artë e Kupës së Botës të dielën

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori