LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët dërguan 444 milionë euro në Shqipëri, fluks i madh nga Gjermania e Anglia

Emigrantët dërguan 444 milionë euro në Shqipëri, fluks i madh nga Gjermania e Anglia

Shuma e parave që emigrantët sjellin te të afërmit e tyre në Shqipëri është rritur këtë vit.

Sipas Bankës Qendrore, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e tyre arritën në 444 milionë euro, ose 18% më shumë se vitin e kaluar.


E krahasuar ndër vite, 2023-i ka prekur rekord të ri, pasi ka tejkaluar edhe vitin 2009, kur shqiptarët jashtë atdheut kanë dërguar 424 mln euro.

Pas atij viti, fluksi i parave nisi të bjerë, me një mesatare rreth 300 mln euro, për të njohur rritje progresive gjatë 3 viteve të fundit.

Të dhënat tregojnë se transferimi i parave është rritur nga Gjermania dhe Anglia, shtete këto që kanë parë një valë të re emigrimi të shqiptarëve, jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga Greqia e Italia.

Fluksi në rritje shpjegohet edhe me  rritjen e diasporës shqiptare jashtë vendit, e cila kontribuon në ekonominë e familjarëve dhe të afërmve që jetojnë këtu.

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së, ndërkohë që shuma vjetore që emigrantët dërgojnë është sa 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shuma e parave që emigrantët sjellin te të afërmit e tyre në Shqipëri është rritur këtë vit. Sipas Bankës Qendrore, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e tyre arritën në 444 milionë euro, ose 18% më shumë se vitin e kaluar.

E krahasuar ndër vite, ky vit ka prekur rekord të ri, pasi ka tejkaluar edhe vitin 2009, kur shqiptarët jashtë atdheut kanë 424 mln euro.

Pas atij viti, fluksi i parave nisi të bjerë, me një mesatare rreth 300 mln euro në 6 muaj, për të njohur rritje progresive gjatë 3 viteve të fundit.

Të dhënat tregojnë se transferimi më i madh i parave vjen nga Gjermania dhe Anglia, shtete këto që kanë parë një valë të re emigrimi të shqiptarëve, jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga Greqia e Italia.

Fluksi në rritje shpjegohet edhe me  rritjen e diasporës shqiptare jashtë vendit, e cila kontribuon në ekonominë e familjarëve dhe të afërmve që jetojnë këtu.

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.