Qeveria e Kosovës ka miratuar dy propozime të ministres së Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, për emërimin e dy bordeve të përkohshme për ndërmarrjet publike, KRU “Prishtina” dhe ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”

Ministrja e Ekonmisë, Artane  Rizvanolli tha se emërimi i bordeve të përkohshme të Kompanisë KRU, “Prishtina”, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenci”  bëhet si zgjidhje për të menaxhuar ndërmarrjet në fjalë, deri në zgjedhjen e një bordi të rregullt.


Përbërja e bordit të ri të KRU “Prishtina”:Nora Tafashiku-Kurtishi -Kryesuse Albana Berisha Qehaja - Anëtare Arian Shuku –Anëtar Evetar Zeqiri – Anëtar.Përbërja e bordit të ri të NP“Ibër Lepencit”:Hajrije Morina – Kryesuese Denis Dautaj – Anëtar Hyrmet Mydyti - Anëtar Rexhep Podvorica – Anëtar. /Telegrafi/