Ëmbëlsirë greke nga portokalli: Desert tradicional!

Përgatitet thjesht, ndërsa shija është këndshme dhe jashtëzakonisht e shijshme Përbërësit: Për bazë:- 1 lëng portokalli;- lëvore të një portokalli;- 125 g gjalpë;- 2 vezë;- ½ filxhani qumësht;- 1 filxhan sheqer;- 1 filxhan grizë;- 1 filxhan miell;- pluhur për ëmbëlsira;Për fill:- 100 ml ujë;- ½ filxhani sheqer;- 1 lëng portokalli.
Përgatitja:
Shtoni gjalpin dhe sheqerin dhe tundini deri sa të bëhen shkumë.
Shtoni vezët, lëngun e një portokalli, qumështin, grizin, pluhurin e ëmbëlsirave, dhe miellin.
Të gjitha tundni.
Gërryeni lëvoren e një portokalli dhe e shtoni në tretje. Tretjen derdheni në kallpë të bërë me vaj dhe miell.
Piqni në furrë 25 minuta në 200 gradë celsius.
Bëni fillin.
Shtoni në tenxhere ujë dhe lëngun e portokallit, si edhe sheqerin dhe përzieni.
Kur të jetë gati ëmbëlsira, ftoheni pak dhe qitni sipër fillin.
Shijojeni, - transmeton Telegrafi.















































