LAJMI I FUNDIT:

Elvis Rexhbeçaj vazhdon me paraqitje fantastike – asiston në barazimin e Augsburgut ndaj Eintracht Frankfurt

Elvis Rexhbeçaj vazhdon me paraqitje fantastike – asiston në barazimin e Augsburgut ndaj Eintracht Frankfurt

Augsburgu ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit gjerman.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që realizuan në minutën e 55-të për 1-0 përmes Hugo Ekitikes.

I shpejtë ishte reagimi i Augsburgut të cilët realizuan në minutën e 60-të për rezultatin 1-1 përmes Philip Tietz i cili u asistua pikërisht nga Rexhbeçaj.


Deri në përfundim të ndeshjes të dy ekipet shënuan nga një gol dhe në fund u desh të pajtoheshin me nga një pikë secila.

Për paraqitjen e tij të mirë në këtë sfidë, Rexhbeçaj mori notën 7.4 nga Sofascore që ishte më e larta së bashku me Philip Tietz që pati notën e njëjtë.

27-vjeçari përveç asistimit, pati 23 pasime të kompletuara, tri duele të fituara, dy spastrime të topit nga zona dhe tri ndërhyrje.

Për Rexhbeçajn kjo ishte paraqitja e tij e 12-të në Bundesliga këtë sezon dhe që të gjitha i ka nisur nga minuta e parë, teksa ka një gol të shënuar dhe një asistim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

La Liga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Kalo në kategori