LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thyen heshtjen për thashethemet rreth investimit të Tesla në Nissan

Elon Musk thyen heshtjen për thashethemet rreth investimit të Tesla në Nissan

Elon Musk është deklaruar në lidhje me thashethemet për investimin e Tesla në Nissan.

Ndërsa CEO miliarder nuk i mohoi plotësisht thashethemet apo as nuk e hodhi poshtë propozimin e pretenduar të Nissan, Musk la të kuptohet për të metën e qenësishme të investimit të përfolur.

Sipas Fortune, disa njerëz me ndikim në Japoni përgatitën një propozim për Tesla, duke sugjeruar një investim në Nissan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Raporti sugjeron se Tesla mund të jetë e interesuar të blejë fabrikat e Nissan në SHBA.

E këtyre pretendimeve iu përgjigj Musk me një postim në X.

“Fabrika e Teslës është produkti. Linja e prodhimit Cybercab nuk është si asgjë tjetër në industrinë e automobilave”, tha miliarderi.

Ndryshe, gjatë viteve Musk ka theksuar vazhdimisht se fabrikat e Tesla janë produkti i kompanisë, duke lënë të nënkuptohet se për momentin nuk ka në mend të investojë në një tjetër prodhues veturash.

Shembulli më i mirë i këtij koncepti është Gigafactory Shanghai. /Telegrafi/