Elon Musk po mendon të krijoj një rrjet të ri social, thotë se këto që ekzistojnë po minojnë lirinë e fjalës
Drejtori i kompanisë Tesla, Elon Musk, po mendon në krijimin e një platforme të re të mediave sociale.
Musk i është përgjigjur pyetjes së përdoruesit të Twitter, lidhur me atë nëse po shqyrton idenë e krijimit të një platforme të mediave sociale që mbështet në algoritmet e kodit të hapur – duke i dhënë prioritet lirisë së të shprehurit ku propaganda do të ishte minimale, transmeton Telegrafi.
Ai është përdorues aktiv i Twitter, por këtë platformë kohëve të fundit ka filluar ta kritikojë. Madje ka thënë se kjo kompani po minon demokracinë duke mos iu përmbajtur parimit të lirisë së fjalës.
E ky postim i tij vjen në kohën pasi publikoi një anketë në Twitter, ku u kërkonte përdoruesve të tregojnë nëse besojnë se Twitter i përmbahet parimit të lirisë së fjalës, e 70 për qind votuan për “jo”.
Is a new platform needed?
— Elon Musk (@elonmusk) March 26, 2022
“Pasojat e kësaj ankete do të jenë të rëndësishme. Ju lusim që me kujdes të votoni”, tha ai të premten.
E nëse Musk vendosë për krijimin e një platforme të re, do t’i bashkohet porotfolit në rritje të gjigantëve të teknologjisë, që janë të pozicionuar si kampion të lirisë së fjalë, dhe që shpresojnë të tërheqin më shumë përdorues që ndihen se qëndrimet e tyre janë “shtypur” në platformat si Twitter, Facebook dhe YouTube. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Flash në HTML5
Android më i pasigurti
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City