Shefi Ekzekutiv (CEO) i Twitterit, Elon Musk, ka njoftuar zyrtarisht se Linda Yaccarino do ta zëvendësojë atë në pozitën e CEO-s së kësaj platforme.

“Jam e emocionuar të mirëpres Linda Yaccarino si CEO-n e re të Twitter-it”, ka shkruar Musk në një postim në këtë platformë.


Sipas miliarderit, Yaccarino do të fokusohet kryesisht në operacionet e biznesit, derisa ai do të punojë në dizajnin e produktit dhe teknologjisë së re.

“Mezi pres të punojë me Linda-n për të transformuar këtë platformë në aplikacionin për gjithçka që do të quhet X”, ka shkruar tutje Musk. /Telegrafi/