Eliot Hashimi: Në Kosovë mungon tatimi për banesat që nuk shfrytëzohen, kjo rrit çmimet për qytetarët

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e një politike tatimore ndaj banesave të pashfrytëzuara në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një faktor që ndikon direkt në rritjen e çmimeve të banesave dhe qirave në kryeqytet.
Në një deklaratë publike, Hashimi tha se, ndryshe nga vendet evropiane si Franca, ku tatimi mbi pronën për banesat që nuk përdoren mund të arrijë deri në 34%, në Kosovë nuk ekziston asnjë formë tatimi për banesat që qëndrojnë bosh.
"A e dini që nëse një person vendos me ble banesë në Francë, por nuk jeton këtu, e as nuk e lëshon me qira, tatimi në pronë i shkon deri në tridhjetë e katër për qind. E pse e kanë bërë këtë politikë? E kanë bërë këtë me i mbrojtë njerëzit që jetojnë me qira, ose ata që duan me ble banesë për me jetu në të, e na në Kosovë s'kemi fare tatim për banesat që nuk shfrytëzohen, pra për ata që kanë shumë, blejnë tërë kohës banesa dhe kështu i rritin çmimet për këta që s'kanë. Ama nëse ata kishin mujt me u tatu më shumë për banesat që i lënë të zbrazëta kjo kish me i shty, që me i lëshu banesat me qira ose me i shit dhe rrjedhimisht e kishte lëshu çmimin e qirasë apo blerjen e banesës", tha ai.
@eliothashimi Për një Prishtinë ku qiraja është e përballueshme për secilin. #prishtina #fyp #viral #foryoupage #politik #kosovo













































