Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Eliot Hashimi, ka propozuar një zgjidhje konkrete për të lehtësuar trafikun dhe për të rritur sigurinë rrugore në kryeqytet: vendosjen e kamerave të shpejtësisë dhe të ndriçimit (dritës së kuqe), të njohura ndryshe nga qytetarët si “blicat”.

Sipas Hashimit, ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhshmërinë e trafikut, duke ulur ngarkesën në rrugët kryesore të qytetit deri në 30 përqind.


“Këto kamera nuk kushtojnë më shumë se 3 mijë euro secila dhe mirëmbajtja e tyre, për një vit, kushton rreth 25 mijë euro. Nëse vendosen në zonat kyçe të Prishtinës, ndikimi në kolonat e gjata do të jetë i menjëhershëm”, deklaroi ai.

Hashimi thekson se ky nuk është një eksperiment i ri, por një praktikë tashmë e dëshmuar në vendet evropiane.

“Në Qipro, për shembull, vendosja e kamerave të tilla ka rezultuar me ulje deri në 39 për qind të aksidenteve fatale”, tha ai, duke shtuar se Prishtina ka kapacitet buxhetor për këtë projekt, por i mungon vullneti dhe guximi politik për ta zbatuar atë. /Telegrafi/

@eliothashimi

Nuk ka nevojë me hapë e me mbyll sheshe. Prishtinës i duhen zgjidhje që qarkullojnë, jo ide që bllokojnë. #fyp #prishtina #kosova #psd #politik #viral #foryoupage #traffic