Elhaida Dani ndryshon drastikisht, kthehet në një bionde e theksuar (Foto)

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani gjatë vitit 2017 shënoi rikthimin e saj në skenën muzikore.
Me të njëjtin vrull ajo është nisur edhe për në 2018-n, vit të cilin mesa duket ka vendosur ta nisë me ndryshime.
Ajo ka bërë një ndryshim mjaft drastik në dukjen e saj, ku nga një brune e zakonshme, është kthyer në një bionde të theksuar.
Elhaida i ka lyer flokët në të bardha, ndërsa ka lëshuar edhe baluket, duke marrë kështu një pamje joshëse.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet me ndryshimin e saj të ri, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj "Seria bionde".
Me këtë këngëtarja Dani ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbajë këtë ngjyrë flokësh tani e tutje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/01/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































