LAJMI I FUNDIT:

Elezi – Denaj: Masat për të luftuar ekonominë gri japin rezultate pozitive

Elezi – Denaj: Masat për të luftuar ekonominë gri japin rezultate pozitive

Shqipëria njeh dhe dëshiron të përfitojë nga masat e suksesshme për të trajtuar ekonominë gri që po aplikohen. Masat TVSH-ja ime, shpërblimet që jepen nga kjo masë si dhe masa për subvencionimin e rritjes së pagave të punonjësve, këto ishin disa nga temat të cilat u diskutuan sot në takimin me ministren e financave dhe ekonomisë të Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj.

Zëvendësministrja e financave Elezi theksoi se shpesh mësohet nga praktikat më të mira të vendeve të tjera dhe se edhe kemi potencialin të jemi shembull për t’u praktikuar në vendet tjera përfshirë këtu edhe për luftën kundër ekonomisë gri. Ajo gjithashtu vuri në dukje se ministria po punon në një plan veprimi dhe një platformë për të trajtuar ekonominë gri, e cila do të trajtojë atë veçanërisht në fushën fiskale.

Në këtë takim të pranishme ishin dhe ministrja e financave Nina Angelovska si dhe nga pala tjetër zëvendës ministrja Belinda Ikonomi. E mes tjerave në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave midis ministrive për përmirësimin e sistemeve të financave publike. U theksua se duke mësuar nga njëri-tjetri, praktikat e mira do të zbatohen për ndërtimin e sistemeve më të mira dhe zhvillimin ekonomik. Ndërkohë, së shpejti pritet që të nënshkruhet një Memorandum mirëkuptimi midis dy Ministrive, që do të zyrtarizojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave.


Takimi u përqendrua gjithashtu në procesin e integrimit evropian të Republikën së Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë si dhe u shkëmbyen përvojat në lidhje me kapitujt nën kompetencën e dy ministrive, pasi që anëtarësimi në BE është një përparësi për të dy vendet. Përndryshe, në tregtinë me Shqipërinë ekziston një tepricë e vazhdueshme, por ajo mund të përmirësohet ndjeshëm, pasi zë vetëm 1% në strukturën e tregtisë së jashtme të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori