LAJMI I FUNDIT:

Elefanti i del në ndihmë stërvitësit që po ‘mbytej’ në lumë (Video)

Elefanti i del në ndihmë stërvitësit që po ‘mbytej’ në lumë (Video)

Darrick Thomson ka pretenduar se po mbytet në lumin që ndodhet në Chiang Mai të Tajlandës, për të parë nëse do t’i del në ndihmë elefanti që kishte pranë.

Me të parë se 42-vjeçari është në telashe, Kham Lha, që është një elefant në moshë të re, nxiton dhe hyn në ujë për ta ndihmuar, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, shihet kafsha që lëvizë nëpër lumë dhe i afrohet stërvitësit, i cili është kujdesur për të, që kur është shpëtuar dhe është sjellë në rezervatin Elephant Nature Park.


“Ne e kemi shpëtuar nga dhimbjet e shumta që i përjetonte në industrinë e turizmit dhe ky gjest e dëshmon se nuk ka harruar asgjë, duke na ndihmuar kur jemi në vështirësi”, ka thënë Thomson.

Në këtë mënyrë, ai ka treguar se elefantët mbajnë mend dhe krijojnë lidhje të forta me njerëzit që kujdesen për ta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Këto janë 15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Këto janë 15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Fun
Kalo në kategori