LAJMI I FUNDIT:

Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb

Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot, se rreth mesditës, në pikën kufitare Sremska Raça është realizuar ekstradimi nga Bosnja dhe Hercegovina në Serbi i personit Z.R. (39), i cili ka organizuar kalimin kufitar të Faton Hajrizit për në Serbi, i cili më 18 korrik 2024, në Loznicë, vrau inspektorin policor të policisë kufitare, Nikola Krsmanoviq.

“Sot, rreth mesditës, në pikën kufitare Sremska Raça, është realizuar ekstradimi nga Bosnja dhe Hercegovina në Serbi i personit Z.R. (1985). I përmenduri kërkohet bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Loznicë për përfundimin e procedurës penale për veprën penale kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror dhe trafikim i qenieve njerëzore”, tha ministri serb në deklaratën e tij.

“Bëhet fjalë për një person që ka organizuar kalimin tranzit të Faton Hajrizit për në Serbi, i cili më 18 korrik 2024, në Loznicë, vrau inspektorin policor të policisë kufitare, Nikola Krsmanoviq”, shtoi Daçiq, raporton nova.rs.


Ikjet nga burgu, lokalizimi dhe vrasja e Faton Hajrizit dhe pritjet për kthimin e trupit në Kosovë
Lexo po ashtu Ikjet nga burgu, lokalizimi dhe vrasja e Faton Hajrizit dhe pritjet për kthimin e trupit në Kosovë

Kujtojmë se Krsmanoviq u vra në hyrje të Loznicës, afër restorantit “Loznicka Noc”, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti me targa të Tutinit, dhe gjatë këtij rasti u plagos kolegu i tij, Vjekoslav Iliq (50).

Në ta ishte raportuar se kishte shtënë me armë zjarri Faton Hajrizi, i cili u vra nga policët serbë pas më pak se 40 orësh, në shpatet e malit Guçevo.

Ndryshem, Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori