Ekspertja Stradner: Vuçiq po luan lojën dyfishe, kërkon ndihmë nga SHBA - por lidhet më fort me Rusinë

Ivana Stradner, ekspertja e fushës së sigurisë dhe informacionit dhe vëzhguese e gjendjes në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar se Serbia është duke u përgatitur të fillojë dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Në anën tjetër Serbia sipas saj po përgatitet për një takim të ri në nëntor me “Komitetin Ndërqeveritar Ruso-Serb për Bashkëpunim Tregtar, Ekonomik, Shkencor dhe Teknik”.
Pra, bisedime tjera strategjike me Moskë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu sipas ekspertes së fushës së sigurisë, marrëveshje të reja energjetike midis Rusisë dhe Serbisë janë në horizont.
Derisa Vuçiq po qan në Uashinton dhe po kërkon të zgjasë një afat tjetër për sanksionet ndaj Gazpromit, duke pretenduar përsëri se do të braktisë energjinë ruse, vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Moskën. /Telegrafi/
Serbia is preparing to launch a strategic dialogue with the US.
Meanwhile, Serbia is preparing a new meeting “Intergovernmental Russian-Serbian Committee for Trade, Economic, Scientific and Technical Cooperation” in November. More strategic talks with Moscow…
Also, new…
— Ivana Stradner (@ivanastradner) September 17, 2025

















































