LAJMI I FUNDIT:

Ekspertiza e leximit të buzëve zbulon fjalët ofenduese dhe raciste të Neymar ndaj Hiroki Sakai

Ekspertiza e leximit të buzëve zbulon fjalët ofenduese dhe raciste të Neymar ndaj Hiroki Sakai
(Foto: Twitter/Screenshot/PSG Fan Club Nepal/Canarias Ahora)

Radioja spanjolle, Cadena SER, i ka publikuar pamjet dhe dyshimet për abuzim racor të Neymarit kundrejt Hiroki Sakai, në ndeshjen ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique Marseille.

Derbi klasik francez u shoqërua me kundërthënie të shumta, ofendime dhe përleshje fizike.

Sfida përfundoi me pesë kartonë të kuq, ndërsa takimin e fitoi skuadra e Marseille me një gol të shënuar nga Florian Thauvin.


(Foto: Screenshot/Twitter/SPORTbible)

Neymar që e goditi në kokë Alvaro Gonzalezin e ka akuzuar spanjollin për abuzim racor, ndërsa tash kur pritet të vijë vendimi nga Komiteti Disiplinor, është bërë e ditur se qasje abuzive ndaj lojtarëve kundërshtarë ka pasur vet braziliani.

Neymar shfrytëzoi tollovinë për t’iu hakmarrë Gonzalezit, por kjo nuk i iku VAR-it
Lexo po ashtu Neymar shfrytëzoi tollovinë për t’iu hakmarrë Gonzalezit, por kjo nuk i iku VAR-it

Xhirimi – në të cilin shihet sulmuesi duke iu drejtuar futbollistit japonez, Hiroki Sakai – aludon se ai e ka ofenduar lojtarin kundërshtar në baza racore.

Cadena SER raporton se, sipas një transkriptimi të bazuar në ekspertizën e leximit të buzëve, Neymar i referohet futbollistit japonez si kinez dhe e quan “jashtëqitje kineze”, ndërsa më pas shihet duke iu referuar ligës franceze me fjalë ofenduese.

Në bazë të njoftimit të RMC Sport, Marseille do ta shfrytëzojë këtë video për t’u mbrojtur në rastin e Alvaro Gonzalez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

Sherr në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, Modric përplaset me një tjetër yll madrilen

La Liga
Bayern Munich interesohet për yllin e Barcelonës i cili ka një klauzolë lirimi

Bayern Munich interesohet për yllin e Barcelonës i cili ka një klauzolë lirimi

Ndërkombëtare

"Është thjesht e destinuar" - Roy Keane parashikon finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fenerbahce po synon transferimin e yllit të Liverpoolit me kërkesë të Mourinhos

Fenerbahce po synon transferimin e yllit të Liverpoolit me kërkesë të Mourinhos

Ligat tjera
Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Nunez gjen shtëpi të re pas largimit nga Liverpooli? La Liga destinacioni i ardhshëm i tij

Ndërkombëtare
Arsenali po përgatit një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Chelseat

Arsenali po përgatit një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Chelseat

Premier League
Kalo në kategori