Dy zyrtarët rusë, që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, janë shpallur sot persona të padëshirueshëm në Kosovë. Ndërsa, eksperti i çështjeve të sigurisë Dr. Avni Islami, thotë se Kosova duhet të identifikojë të gjithë agjentët rusë, që punojnë kundër interesit të shtetit tonë.
Në vendimin e Ministrisë së Diasporës dhe Punëve të Jashtme për dëbimin e shtetasve rusë, thuhej se Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.
Vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për dëbimin e shtetasve rusë e ka komentuar për Telegrafin, eksperti i çështjeve të sigurisë, Dr. Avni Islami.
Islami ka thënë se Kosova duhet të identifikojë të gjithë agjentët rusë, që punojnë kundër interesit të shtetit tonë.
“Vendimi i sotëm i presidentes Osmani për dëbimin e dy zyrtarëve rusë nga Kosova nuk është diçka e papritur, dhe mendoj se jo vetëm ata dy, por duhet të identifikohen të gjithë ata agjentë rusë të veshur nën petkun qoftë të gazetarit qoftë zyrtarë të lartë të zyrës ndërlidhëse, në forma të ndryshme të cilët janë identifikuar dhe të cilët punojnë kundër interesit të shtetit tonë.
Zakonisht në raste të tilla bashkëpunëtorët e agjenturave të ndryshme si motra veprojnë të ndërlidhura mes vete, në këtë rast, dy zyrtarët rusë të cilët janë shpallur ‘non grata’, zakonisht bazën e tyre e kanë në Serbi dhe besoj që operativa, qoftë nga ana e Kosovës ose nga Agjencia e Inteligjencës të Kosovës, i kanë identifikuar shumicën prej tyre, dhe uroj që kjo të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Islami.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/10/69567885_2663116067056617_5785676652608487424_n.jpg)
Dr. Avni Islami – ekspert i çështjeve të sigurisë
Islami më tej ka deklaruar se agjentët e huaj kanë edhe bashkëpunëtorë.
“Zakonisht agjentë të ndryshëm të huaj, të cilët veprojnë në vendin tonë, kanë një bazë këtu dhe duhet të identifikohen bashkëpunëtorët e tyre. Të identifikohen dhe të arrestohen e të marrin dënimin meritor. Pasi është e pamundur që agjentët të ndryshëm të huaj të veprojnë në një vend e të mos kenë informatorë, qoftë bashkëpunëtorë, duke i paguar në forma të ndryshme”, pohoi Islami për Telegrafin.
Analisti pohoi më tej se shpreson që institucionet kosovare të kenë goditur rrjetin që paraqet rrezik për sigurinë nacionale.
“Shpresoj që pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë, inspeksionet e sigurisë e kanë goditur rrjetin që vepron në Kosovë, sepse vetëm dëbimi i dy zyrtarëve dhe mos identifikimi i rrjetit merimangë do të paraqiste rrezik për sigurinë nacionale, përndryshe jemi me fat që në vendin tonë përveç AKI-së veprojnë edhe agjencitë tjera, si KFOR e struktura tjera. Uroj që bashkëpunimi mes Policisë dhe AKI-së të jetë në nivelin e duhur, dhe individët që e rrezikojnë sigurinë kombëtarë të Kosovës të identifikohen dhe të largohen”, deklaroi Islami.
Ndryshe, Alexey Kryvosheev, njëri nga zyrtarët e dëbuar dhe ishte shpallur persona non grata në fillim të këtij viti edhe nga autoritetet e Shqipërisë.
Ai ishte dëbuar nga Tirana për shkak të thyerjes së masave kundër COVID-19. Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut.
Një kohë ka qenë në Ambasadën e federatës së Rusisë në Shkup. Për të njëjtin është diskutuar se ka qenë pjesë e përpjekjes së ndalimit të zgjedhjes së Zoran Zaevit, kryeministër të Maqedonisë së Veriut në vitin 2017, në Shkup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/DIA__14-380x233.jpg)
Mbulimi i zgjedhjeve nga mediat, misioni vëzhgues i BE-së përmend çështjen e KPM-së dhe shpifjeve e ndikimeve politike
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-380x233.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/Siljanovska-e1733837303674-380x233.png)
Siljanovska-Davkova: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, shumica prej tyre nuk i plotësojnë kushtet
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht