LAJMI I FUNDIT:

Sa para pritet të përfitojë Shqipëria nga baza e NATO-s në Kuçovë

Sa para pritet të përfitojë Shqipëria nga baza e NATO-s në Kuçovë

Një ditë më parë u hap zyrtarisht baza e NATO-s në Kuçovë. Inaugurimi i kësaj baze u bë përmes një ceremonie zyrtare, pjesë e të cilës ishin personalitete të shumta të vendit dhe jo vetëm.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tregoi në një intervistë për Euronews Albania se cilat janë përfitimet ekonomike për vendin nga ky i investim i NATO-s.


Ai tregoi se gjatë periudhës që u punua në këtë bazë u hapën 150 vende të reja pune, ndërsa përfitimi vjetor nga shtimi i investimeve të huaja pritet të jetë rreth 130 mln euro.

“Për ndërtimin e bazës së Kuçovës u futën 50 mln euro para të NATO, që nuk dihen saktësisht për çfarë janë investuar, 5,3 mln euro janë para të qeverisë sonë. 150 vendetë reja pune u hapën që nga fillimi i punimeve deri sot”.

“Jemi në nivele të përfitimit vjetor krahas komunitetit të zonës edhe të ekonomisë sonë se një bazë aktive e NATO të ndihmon edhe më shumë se etiketa vend anëtar i NATO. Përfitimi vjetor nga shtimi i investimeve të huaja pritet 130-135 mln euro në vit, kjo është shifra e parashikuar. Jemi në vendin e katërt në botë për nivelin e përfitueshmërisë, menjëherë sa u bëmë vend anëtar i NATO na u rritën menjëherë investimet e huaja direkte”, tha eksperti.

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, po investon për t’u forcuar

Shqipëria renditet sot në vendin e 90-të, sa i përket fuqisë ushtarake. Në këtë pozitë e vendos instituti, “Global Firepower”, i cili vlerëson kapacitetet luftarake, numrin e trupave ushtarake, financat, teknologjinë e artilerisë dhe aftësitë logjistike.

Sipas të dhënave të indeksit, vendi ynë disponon 19 avionë në total, por asnjë prej tyre nuk përdoret për trajnim, misione ushtarake apo për sulme.

Mediat ndërkombëtare i japin jehonë bazës së NATO-s në Kuçovë
Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare i japin jehonë bazës së NATO-s në Kuçovë

Në rajon, vendi ynë renditet i dyti  pas Serbisë, dhe lë pas gjithë shtetet e tjerë në hartën e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, inaugurimi i bazës në Kuçovë si dhe dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë një sinjal pozitiv në fushën e mbrojtjes në Shqipëri. Këto investime pritet të përmirësojnë edhe pozicionin e vendit tonën në indeks mes vendeve të botës.

Sipas indeksit, Shqipëria renditet në vendin të 113-të mes 145 vendeve në total sa i përket buxhetit të mbrojtjes. Fondi për mbrojtjen këtë vit arrin në 500 mln dollarë, me rritje të ndjeshme në raport me vitet paraardhëse.

5 vjet më parë, shpenzimet nga buxheti për mbrojtjen ishin sa 0.7% e PBB-së, ndërsa këtë vit ato arrijnë në 1.8%, sinjal ky që tregon se Shqipëria po forcon ushtrinë dhe po përmbush detyrimin e NATO-s për të rritur shpenzimet në nivelin 2% të PBB-së.