LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i komunikacionit: Policia nuk ka të drejtë t’ia merr patentë shoferin qytetarit, është antikushtetuese

Eksperti i komunikacionit: Policia nuk ka të drejtë t’ia merr patentë shoferin qytetarit, është antikushtetuese

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka thënë se policia nuk ka të drejtë qytetarëve t’ua merr patentë shoferin.

Në RTV Dukagjini duke analizuar rastin e ministres Rozeta Hajdari që ka aksidentuar një fëmijë, Dedaj ka thënë se për fat të keq në Kosovë ka raste kur një person ka bërë 35 aksidente dhe nuk i është marrë patent shoferi.


“Policia nuk ka të drejtë të ta marrë patentë shoferin. Është antikushtetuese nëse ta merr dokumentin. Një veprim i tillë është antikushtetues. Patent shoferin ta merr gjyqtari i kundërvajtjes. Ai e shqyrton lëndën dhe ta konfiskon patentë shoferin”.

Dedaj thotë se në shumë raste për shkak të vonesës së policisë edhe ekspertët e komunikacionit “merren në qafë”.

“Nëse nuk dënohet i fajshmi në komunikacion është një shembull shumë i keq. Pra nëse nuk dënohet i fajshmi ai do ta përsërisë veprën. Unë e kam rastin kur një personi edhe pas 35 kundërvajtjeve në trafik nuk i është marrë patentë shoferi”.

Eksperti thotë se rasti i ministres Hajdari mund t’i ndodhte çdokujt./Telegrafi/