Kalimi i Marcus Rashford në formë huazimi te Barcelona ka bërë bujë në media, por gjatë prezantimit zyrtar, vëmendjen nuk e tërhoqën vetëm fjalët e tij – ishte gjuha e trupit ajo që foli më shumë.

Kur u pyet për ish-klubin e tij, Manchester United, Rashford u përgjigj shkurt: “Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për Man Utd”.


Megjithatë, eksperti i gjuhës së trupit, Darren Stanton, vlerëson se 27-vjeçari po përpiqej të fshihte emocione më të thella.

“Gjëja kryesore që vërehet është se Rashford ndryshoi pozicionin e syve dhe nisi të shikonte poshtë dhe djathtas – kjo tregon se po i qasej ndjenjave të tij të brendshme”, shpjegoi Stanton.

“Sytë e tij u hapën dukshëm më shumë, një tregues i stresit. Ai gjithashtu bëri ngritje të dyfishta të supit – një shenjë klasike që sugjeron mospërputhje mes ndjenjave të vërteta dhe asaj që shprehet me fjalë”.

Sipas ekspertit, Rashford tregoi edhe sinjale të tjera të tensionit, përfshirë gëlltitje të shpeshta dhe lëpirje të buzëve – të dyja shenja të zakonshme të stresit të lartë.

“Ai nuk po gënjen”, shtoi Stanton, “por është e qartë se nuk ndihej rehat të fliste për këtë temë”. /Telegrafi/

telegrafi sport app