Pas pranimit të raportit të ekspertizës së Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), në Gjykatën Themelore në Ferizaj është dëgjuar eksperti Besim Hasanaj, i cili tha se nuk është në domenin e tij të komentojë video-pamjet në rastin e Naser Pajazitajt, i cili po akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Këtë deklarim, eksperti Hasanaj e bëri në seancën e së premtes, në rigjykimin ndaj Naser Pajazitajt.
Hasanaj tha se është ekspert i audios dhe videos në divizionin e imazhit digjital për audio dhe video pranë AKF-së në Prishtinë dhe se në këtë lëmi ka punuar me dhjetëra ekspertiza të ngjashme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi tha se eksperti Hasanaj në raportin e tij profesional nuk ka ofruar të gjitha përgjigjet e tij në detyrat të cilat i janë listuar.
Andaj, në këtë seancë gjykatësi Idrizi e ka pyetur ekspertin në bazë të njohurive të tij shkencore të tregojë se nga dy video-incizimet të cilat i janë ofruar nga gjykata a ka vërejtur se a është e njëjta veturë me të gjitha karakteristikat e saj në të dy videot.
Por, lidhur me këtë, eksperti Hasanaj nuk ka dhënë mendim.
“Edhe ne kemi parimet tona për çka jemi kompetent, unë thirrem për ato procedura që të bëj kthjellimin, qartësimin, filtrat e videos. Andaj, kërkesa juaj për identifikim në këto pamje nuk është në domenin tim, prandaj dhe nuk mund të jap mendim”, ka thënë eksperti.
I njëjti shtoi se nuk ka njohuri që në Kosovë ka ekspert që mund të bëjë identifikimin në bazë të fotografisë.
Pasi janë lëshuar pamjet nga CD-të, eksperti Besim Hasanaj ka përshkruar punën e tij, duke thënë se ka ndërmarrë hapa shkencor me referenca shkencore.
“Pamjet e videove janë zmadhuar, kthjelluar dhe ndriçuar, ndërsa përmbajtjen nuk mund ta komentoj, kërkoj falje”, tha ai.
Në këtë fazë të procedurës, mbrojtësi i të akuzuarit Naser Pajazitaj, avokati Ahmet Tahiri ka propozuar të ftohet për t’u dëgjuar dëshmitari Mehdi Jusaj në mënyrë që të sqarohet se a është e vërtetë se togeri Alberim Mujaj ka biseduar me Qëndrim Jusajn dhe në prani të kujt.
Këtë propozim e ka kundërshtuar në tërësi prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj, e më pas e ka refuzuar gjykatësi i çështjes Ibrahim Idrizi, me arsyetimin se ky dëshmitar nuk ka relevancë për këtë çështje penale.
Tutje, në fazën e mbrojtjes së të akuzuarit, i akuzuari Pajazitaj u mbrojt në heshtje dhe tha se mbetet pranë deklaratës së tij të dhënë në prokurori.
Ndërsa, seanca e radhës u caktua më 21 qershor 2022 ku palët do të paraqesin fjalët përfundimtare për këtë rast.
Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.
Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.
Por, në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim.
Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë.
Vendimi për delegimin e lëndës në Ferizaj ishte marrë nga Gjykata e Apelit.
Gjykata Themelore në Ferizaj, më 27 maj 2021, e kishte dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë. Më pas, Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim.
Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha- Haxhosaj, Naser Pajazitaj po akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.
Një gjë të tillë, sipas aktakuzës, Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.
Sipas aktakuzës, Pajazitaj akuzohet se më parë e deri më 9 nëntor 2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke, në atë mënyrë që më revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.
Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23 maj 2017, në fshatin Strellc i Ulët, Komuna e Deçanit, i akuzuari pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 dhe 2 karikatorë të zbrazet, ashtu që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes ka gjetur dhe sekuestruar armën e cekur si më lartë.
Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje