Eksperti i sigurisë, Avni Islami deklaroi se dy agjentët sekret të BIA-së serbe e që ishin shqiptar të Kosovës kishin misione të ndryshme të obliguara nga BIA dhe se qëllimet ishin të ndryshme.
Islami tha se qëllimi i njërit prej agjentëve ishte planifikimi i akteve terroriste brenda territorit të Kosovës për dobësimin e raporteve në Bashkësinë Ndërkombëtare, duke nënkuptuar edhe se “populli i Kosovës është jomiqësor ndaj komuniteteve ekzistuese në vend”.
“Qëllimet e dy bashkëpunëtorëve të BIA-së ishin të ndryshme, pasi kishin misione të caktuara. I pari ishte denigrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] ose bartësit e luftës. Dhe tjetri bazë kishte që brenda enklavave serbe në territorin e Kosovës të kryejnë akte terroriste që do të mvishen popullatës e institucioneve të Kosovës. Në Bashkësinë Ndërkombëtare populli i Kosovës do të konsiderohej si jomiqësor ndaj komuniteteve të tjera dhe qëllimi i dobësimit të Kosovës ndaj të tjerëve”, tha Islami në Tv Dukagjini.
Ai shtoi se provat materiale dhe video-incizimet që janë si burim i një ngritje të aktakuzës, për rastin e dy të akuzuarve janë prova të mjaftueshme për të vazhduar tutje në Gjykatë.
“Bashkëpunimi i Policisë së Kosovës dhe AKI-së janë dy shtyllat kryesore që janë ballë problemeve të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Nuk mungon suksesi i këtyre institucioneve”, shtoi ai.
Visar Rrecaj, avokat ka deklaruar se është kureshtar se si do jetë fundi i këtij rasti të dy të akuzuarve për spiunazh.
“30 ditë pas deponimit të aktakuzës në Gjykatë, Gjykata apo trupi gjykues e cakton shqyrtimin fillestar. Personat në liri nuk e respektojnë doemos afatin kohor. Në këtë rast, Prokuroria Speciale pritet të caktojë seancën fillestare për shqyrtimin fillestar për këtë procedure penale. Vepra e kryer të dy të akuzuarit është vepër specifike dhe e veçantë”, deklaroi Rrecaj.
Rrecaj tha se shtrirja e AKI-së dhe operacionet policore tregojnë prezencën e tyre në territorin e Mitrovicës.
“Shtrirja e AKI-së në Mitrovicë nuk ka munguar. Ka pasur edhe pengesa operative. Ndoshta do të parandalohej rasti Banjska. Operativiteti ka qenë me pengesa para rastit Banjska, ndërsa tani janë më prezentë.
“Me BIA-n dhe me Serbinë. Komuniteti vazhdon të jetë i instrumentalizuar pavarësisht të shtrirjes së AKI-së dhe operacioneve policore. Një statut quo është kriju”, shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Policëve, ushtarëve e zjarrfikësve u vonohen shtesat, ekspertët: Ministritë e bartin përgjegjësinë tek njëra-tjetra

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler