LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët shprehin dyshime për iCloud

Ekspertët shprehin dyshime për iCloud

Ndërsa bota po përgatitet të hyjë në një epokë të re të teknologjisë, pas lançimit të iCloud, ekspertët kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me sigurinë.

Bëhet fjalë për një ndër hapat më të mëdha të njoftuar ndonjëherë nga Apple, e cila përmes iCloud i lejon përdoruesve të saj të kenë një arkivë prej 5 GB në internet, ku mund të ruhen të dhënat personale si adresat e postes elektronik, muzika, kontaktet, axhenda dhe informacione të tjera.

Por ekspertët duke parë sulmet e shpeshta të hakerave, kanë ngritur shqetësimin lidhur me sistemin e sigurisë të këtyre të dhënave që duket se janë krejtësisht të ekspozuara ndaj sulmeve. “Nëse më parë, dokumentet ruheshin në një kompiuter brenda dhomës suaj, tashmë ato ndodhen në një hapësirë virtuale”, – shprehet një nga ekspertët.

Gjithsesi, në një këndvështrim të përgjithshëm, ata e kanë parë iCloud is një hap të madh përpara në aspektin e teknologjisë. /Telegrafi/