Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka shprehur shqetësime mbi gjendjen e sigurisë në Prishtinë, duke theksuar se grupet kriminale kanë më shumë kontroll mbi qytetin se sa policia. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë është i domosdoshëm për arritjen e sigurisë publike.
Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka ngritur shqetësime në lidhje me gjendjen e sigurisë në Prishtinë, duke vënë në dukje se grupet kriminale po kontrollojnë qytetin më mirë se forcat e policisë.
Sylejmani theksoi rëndësinë e afërsisë së policisë me qytetarët, duke sugjeruar që të krijohet një lloj partneriteti të barabartë për të forcuar besimin dhe për të trajtuar problemet në mënyrë efektive.
“Duhet të jenë sa më afër qytetarëve, të krijohet një lloj partneritetit i barabartë. Ata të jenë të informuan për ato zona. Ne kemi të krijuar me bashkësi, është e paraparë që të caktohen në lagje, së paku tri vite. Ta njohin problematikën, ti njeh edhe ata dikush. Dhe në rast nevoje aty, se pa u kriju një besim i mirëfilltë, nuk ka në distancë një mirëbesim të mirëfillte. E policia të shkojë në shpejtësi sikur ndihma e shpejt, pasi të ndodh problemi. Atëherë është vonë”, ka thënë Sylejmani.
Ish-koloneli theksoi gjithashtu që policia duhet të vendoset në vende strategjike, sidomos në ato që konsiderohen si “pikat e zeza” të kriminalitetit, për të parandaluar aktivitete të paligjshme.
“Polica përveç aktivitetit që i ka në aspektin e detektimeve dhe kontrolleve. Ato duhet të vendosen në disa vende sipas vlerësimeve, në ato pikat e zeza. Sidomos në ato kafiteritë kur rrinë personat problematik më tepër. Mos të jenë të sigurt ato grupe kriminale. Ato po më duken që e kanë ndarë qytetin edhe më mirë se policia. Kështu që ato tash ka një lloj dyluftime për kontrollim. Sidomos për narkotikë”, ka shtuar ish-koloneli policor.
Në këtë kontekst, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, theksoi se një siguri publike në kryeqytet nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin e qytetarëve.
Ai shtoi se është e nevojshme të inkurajohen qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Fushtica vuri në dukje se problemet më të mëdha janë në parqe, si në parkun e kryeqytetit dhe në parkun e Gërmisë.
“Një siguri publike në kryeqytet nuk mund të bëhet pa qytetarin. Duhet të nxitën më shumë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë. Kryesisht problemet më të mëdha i kemi në parqe. Në parkun e kryeqytetit, në parkun Gërmisë kemi raste të mëdha të vjedhjes, grabitjes”, ka thënë Fushtica në FIVE.
Për këtë arsye, ai tha se janë marrë masa, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës dhe ndriçimit, për të pamundësuar kriminelët që të veprojnë lirshëm.
Fushtica njoftoi se ka përfunduar faza e parë e vendosjes së kamerave në kryeqytet, të cilat janë instaluar në 22 lokacione, përfshirë hyrje-daljet kryesore, sheshe dhe udhëkryqe.
Ai shtoi se faza e dytë do të fillojë në dhjetor, duke përfshirë parqet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit
“Dhe aty ne kemi marrë masa duke filluar edhe nga aspekti infrastrukturor, ndriçimin. Që t’i pamundësohet kriminelë që të veprojnë lirshëm. Dhe po ashtu veç se e kemi përfunduar fazën e parë të vendosjes së kamerave në kryeqytet. Janë vendosur në 22 lokacione, janë vendo në hyrje dalje kryesore, në sheshe, në udhëkryqe. Fazën e dytë nga dhjetori do të vazhdojmë në parqe, në rrugën kryesore të kryeqytetit. Dhe do të jetë një sistem i integruar i përcjelljes, i cili veç se është duke u mbikëqyrë nga Policia. Dhe janë treguar të dobishme në zgjedhjen dhe parandalimin e rasteve”, ka shtuar Fushtica./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës