LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Pritet dorëheqja e Ramiz Kelmendit nga PDK-ja

Ekskluzive: Pritet dorëheqja e Ramiz Kelmendit nga PDK-ja

Burime të sigurta të Telegrafit, të afërta me kabinetin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe presidentit të ‘Elkos group ETC’, biznesmenit Ramiz Kelmendi, marrin vesh se pritet dorëheqja e tij nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ramiz Kelmendi, një nga biznesmenët e fuqishëm kosovar, prej inkuadrimit të tij në këtë subjekt politik, e deri më tani, ishte tejet aktiv me rekomandime, sygjerime dhe kritika të faktuara në të mirë dhe në funksion të zhvillimit ekonomik.


Burimi në fjalë nuk ka shpjeguar shkaqet që kanë shtyrë Kelmendin deri tek dorëheqja nga funksionet në parti.

“Më vonë, mund të ketë një deklaratë ndoshta nga vet deputeti dhe presidenti i Kompanisë ‘Elkos group ETC”, tha ky burim. /Telegrafi/