Atentati i Murat Jasharit ndaj avokatit Azem Vllasi dhe dalja në skenë e Lëvizjes “Syri i Popullit” shumëkënd e ka shokuar, por kishte edhe skeptikë që nuk besonin në këtë organizim.
Madje, këto ditë kishte edhe konspiracion rreth kësaj ngjarje.
Megjithatë, RTV Dukagjini ka arritur të siguroj një video ekskluzive, ku shihet vetë Murat Jashari derisa flet dhe konfirmon të gjitha këto që ishin të pabesueshme për shumë qytetarë, transmeton Telegrafi.
Në videon e siguruar nga Dukagjini, atentatori i avokatit Azem Vllasi, konfirmon vetë se kanë bërë listë të ekzekutimeve dhe pas çdo aksioni të tyre, opinionin publik do ta njoftojnë përmes komunikatave se për çka i kanë kryer këto ekzekutime.
Në këtë incizim, Jashari konfirmon se kanë përcjellë lëvizjet e subjekteve politike dhe jopolitike, klerikët fetarë, pushtetet lokale e qendrore dhe se do të hakmerren, siç thotë ai, ndaj të gjithë atyre që prej vitit 1981 i kanë lënë shqiptarët të paaftë të krijojnë shtet dhe familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251