LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia shqiptare rritet me 6 për qind në janar-mars, ndikim pozitiv nga ndërtimi dhe tregtia

Ekonomia shqiptare rritet me 6 për qind në janar-mars, ndikim pozitiv nga ndërtimi dhe tregtia

Ekonomia shqiptare u rrit me thuajse 6 për qind në tre muajt e parë të vitit, pavarësisht krizës ndërkombëtare të çmimeve, sipas të dhënave të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave INSTAT.

Shqipëria arriti kështu të mbajë ndezur motorët, me ndërtimin, tregtinë dhe pasuritë e paluajtshme si sektorët që mbajtën peshën kryesore të rritjes.

Megjithatë, kriza u bë e ndjeshme në sektorin e argëtimit, që u paraqit edhe më dobët se një vit më parë, kur masat kufizuese të pandemisë ishin ende në fuqi.


Shtrenjtimi i çmimeve i detyroi shqiptarët të shpenzojnë më shumë për ushqime dhe nevoja të tjera jetike, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga aktivitetet argëtuese dhe çlodhëse.

Dobët u paraqit edhe sektori bujqësor, i prekur drejtpërdrejt nga shtrenjtimi i inputeve si plehrat kimike dhe veçanërisht nafta.

Ndërkohë, pavarësisht situatës, bizneset vijuan rritjen e fortë të investimeve, diçka që nuk mund të thuhet për shpenzimet e qeverisë, ku shumë punë publike u ngadalësuan pikërisht prej çmimeve të shtuara të materialeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori