Instituti gjerman i Ekonomisë (IW) pyeti 48 degë të industrisë për pritjet e tyre për vitin e ri. Optimizmi mbretëron pothuajse kudo, vetëm disa sektorë presin kohë të vështira.
Pak ndërmarrje në Gjermani do të vajtojnë për vitin 2021. Në fillim të vitit, mbyllja e vazhdueshme e jetës publike ua vështirësoi punën shumë prej tyre. Kësaj iu shtuan problemet e furnizimit me lëndë të para dhe produkte të ndërmjetme. Sondazhi i ri i IW, institut i afërt me punëdhënësit, tregon se shumë gjëra mund të përmirësohen në vitin e ri.
Nga 48 shoqatat ekonomike të anketuara, asnjëra nuk pret rënie të prodhimit apo biznesit për sektorin e tyre përkatës. Një shumicë e madhe, përkundrazi, pret rritje. Në këtë kontekst, studiuesit flasin për një “mjedis të jashtëzakonshëm pritjeje” për ekonominë gjermane.
“Vlerësimet pozitive mbizotërojnë edhe për investimet dhe punësimin. Perspektiva e vitit 2022 në përgjithësi udhëhiqet nga optimizmi”, thotë Michael Hüther, drejtor i IW-së.
Megjithatë, disa industri po presin kohë të vështira.
“Ne jemi të prekur sigurisht nga pandemia në sektorin e turizmit dhe të panairit”, shpjegon ai.
Befasuese nuk është as që industria minerare pret më pak investime dhe më pak punonjës, duke pasur parasysh braktisjen e planifikuar të prodhimit të energjisë me qymyr.
Mungesa e furnizimeve do të pakësohet
Shumë sipërmarrje industriale janë të kënaqura me gjendjen e mirë të porosive dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Sektorë si industria e përpunimit të letrës dhe e qelqit, megjithatë, janë të shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të materialeve.
Ekonomisti Hüther, megjithatë, beson se vështirësitë e furnizimit mund të pakësohen vitin e ardhshëm, gjë që tashmë ndihet në disa tregje. Megjithatë, për gjysmëpërçuesit, të cilët janë kaq të rëndësishëm për industrinë e automobilave, ai pret vështirësi afatgjata.
Sipas tij, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar do të vazhdojë gjithashtu të krijojë probleme për sipërmarrjet, për shembull në sektorin e ndërtimit që po përjeton zhvillim.
Efektet e Omikronit nuk mund të parashikohen
Instituti e kreu sondazhin në fillim të dhjetorit. Prandaj ishte ende e vështirë për shoqatat të parashikonin efektet e variantit Omikron. Në këtë kuadër, perspektiva pozitive për të ardhmen shoqërohet me pasiguri, shpjegon Hüther.
“Po të mungojë fuqi punëtore në një shkallë të gjerë, dhe nëse kjo zgjat më shumë, do të na duhet të flasim gjatë për vështirësi të një natyre tjetër”. përfundon ai.
Prandaj, pandemia COVID-19 mbetet faktori kryesor i rrezikut edhe për botën ekonomike. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës